• |
ide | kryesore

Kultivonin kanabis, arrestohen dy anëtarë të një familje

Arkiva



Dy persona, anëtarë të një familje janë arrestuar në Tropojë, ndrëkohë që janë proceduar në gjëndje të lirë edhe dy të tjerë.

Burime nga policia bëjnë të ditur se pas informacioneve të marra në rrugë operative se disa shtetas pjesëtarë të një familjeje kishin kultivuar para disa muajsh lëndë bimore cannabis sativa në Lekbibaj Tropojë dhe po e transportonin me një kamionçinë nga fshati Lekbibaj, Tropojë në drejtim të Shkodrës, menjëherë nga ana e Seksionit Kundër Narkotikëve është organizuar puna dhe është kontroll në banesën e shtetasit N. K.

Gjatë kontrollit në banesë dhe në magazinën ngjitur me banesën, në një thes misri është gjetur një sasi lënde cannabis sativa me peshë 767 gramë.

Në pranga kanë rënë -P. K., 44 vjeç dhe B. K., 41 vjeç, banues në lagjen Skënderbeg, Shkodër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *