• |
ide | kryesore

Nuk pranon të flasë për Ramën/ Meta nga Kisha e Prullit: Të lutemi për mjekët dhe infermierët që luftojnë me Covid-19

-Instant, Lajme, Të fundit



Nga Kisha e Prullit në Lezhë, Presidenti Ilir Meta përcolli disa mesazhe solidarizimi mes shqiptarëve, sidomos në këto ditë të vështira prej që po përballemi prej pandemisë. Kreu i shtetit ftoi të gjithë shqiptarët që të luten për mjekët dhe infermierët që ndodhen në vijën e parë të zjarrit përballë koronavirusit, si dhe për të gjithë ata që sot kanë humbur të afërm apo dhe punët për shkak të situatës nga pandemia. I pyetur për deklaratat e kryeministrit Edi Rama dje lidhur me debatin për numrin e viktimave nga koronavirusi, Meta nuk pranoi që të komentonte duke thënë se “jemi në kishë”.

“Nuk do të flasim në kishë për cështje të tjera, jemi këtu për një cështje të madhe. Zoti të na ndihmojë dhe të lutemi për të gjithë ata që po vuajnë dhe ata që kanë mundësi të bëjnë gjithçka.Të lutemi për mjekët dhe infermierët që sakrifikojnë në kushte mjaft të vështira. Por të lutemi edhe për ata që kanë humbur vendet e punës dhe t’u gjendemi pranë”, tha Meta.



1 Comment

  1. Qindra personalitete shkruan dhe ngushëlluan dje, ndarjen nga jeta të Bashkim Koplikut, me përjashtim të atij që e kish detyrim i pari.

    Sali Berisha e kishte zv/kryeministr por si zakonisht e kishte hedhur rrugve sespe ashtu ka bërë 100% me çdo numrrat dy në parti.

    Unë po ju kujtoj që ai nxori nga partia gjithë nunrat 2 dhe zv/kryeministrat.

    Bashkim Kopliku

    Dashamir Shehi

    Gramoz Pashko

    Ilir Rusmaili

    Bamir Topi

    Gazmend Oketa

    Jozefina Topalli

    Vet i zgjidhte dhe vet i denigronte.

    Vet i bënte heronj dhe pastaj i bënte tradhtar.

    Sali Berisha i hedh rrugve duke i vrarë politikisht, por më pas hyn në hasmëri për së gjalli dhe për së vdekuri.

    Aq shumë i urren sa nuk i uron dot as kur ndrrojnë jetë.

    Mos e shihni Berishën me kostum dhe kollare, sepse aty nuk do e dalloni shpirtin e tij.

    Populli thotë:“Djalli fshihet në detaje”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *