• |
ide | kryesore

“Pacientët me Covid në ambulanca”/ Mjeku jep alarmin: Te “Shefqet Ndroqi” s’ka më vende

-Instant, Lajme, Të fundit

Shqipëria, si shumica e vendeve europiane, po përballet me një valë të dytë të pandemisë. Teksa numrat shtohen dita-ditës, edhe problematikat e sistemit shëndetësor thellohen. Kjo e dielë ka nisur me një apel nga mjeku Dritan Koçiaj, i cili punon pranë spitalit “Covid2”, të njohur ndryshe si “Sanatoriumi”. Përmes një postimi në rrjetin social, ai ka dhënë një panoramë të mënyrës se si pacientët po trajtohen në derën e “Shefqet Ndroqit” (Covid2). Në shkrimin e tij, mjeku ka denoncuar faktin që ka qëndruar me një pacient në autoambulancë pasi nuk ka më vende në urgjencën pritëse dhe në pavionin e këtij spitali. Koçiaj thotë se, përveç tij, janë edhe 6 autoambulanca të tjera me pacientë. Mjeku i Sanatoriumit i kërkon kryeministrit Edi Rama dhe Komitetit të Ekspertëve të reagojnë menjëherë, pasi sistemi po shkon drejt kolapsit.


“Ju lutem zgjohuni nga gjumi. Eshte ora 03 e mengjesit sot dt 22 nentor eshte ftohte dhe kam 3 ore e gjysem me pacient ne autoambulance ne deren e spitalit Shefqet Ndroqi. Porsi une jane dhe 6 autoambulanca te tjera me paciente. Vende ne urgjencen pritese po keshtu dhe ne pavione nuk ka. Vazhdojme t’i nderrojme bombolat e 02 autoambulancave por kjo nuk eshte zgjidhje. Nderkohe me bindje jua them se ne linjen e 127 kush e di sa jane ne pritje. Ju lutem zgjohuni nga gjumi hapni syte dhe shikoni te verteten ne sy. Ju lutem zgjohuni dhe hapni Covid 4 qofte edhe me infermiere per oksigjenimin e pacienteve me saturime te uleta”, shkruan Koçiaj.


3 Comments

  1. Bravo mjeku me kurajo e pershendes . Dolen mashtrimet e Rames che lakenjeve pran tije. Turp per dot. Comon e te tjere qe behen vegla te kryemashtruesit .

  2. Nuk ka ceshtje me te tendesishme per shtetin ne keto moment se covid 19.
    Ta lene politiken. Te behen bashke si mund te kaloj kjo situate. Kapaciteti spitaleve tona civi1-2-3 kane qene 400 shtreter.
    Vetem deri dje trajtoheshin mbi 430 persona ne spital. Duhet te rriten kapacitetet me staf teknologji dhe infrastrukture.
    Ka dite qe te semure rende mbeten ne ambulanca. Situata eshte karastrofike
    Sot u dha lajme qe dhe Turqia nuk lejon me avion ambulance per ata qe e kishin kete mundesi.
    Duhet te behen kufizime radikale per levizjen. Kjo eshte situate e jashtezakonshme, njerezit po ikin nga kjo jete si pulat.

  3. Nuk ka mundesi, fake news, kijm jong Rama ka mundesi nuk di gje , mos e ka ber minisria me koken e saj, lideri global tha qe ne kemi vende plot , bile po presin te ndihmojm italin , spanjen se ata nuk kan vende ne spitale. Pyetni comon dhe kalon se ata e din ku ka vende bosh edhe pipero di ku ka por eshte larg mbrapa tegut, tani fol dr Kalo se kush i ka brekt e grisme qeveria apo opozita, jeni bo si nje kor servilash qe sa here flet opozita ju filloni kengen e shkruar ngakim jong rama me refrenin “. Vende ka po nuk ka pacien , dilni kendoni dhe sot aman se na ka ngel rreshti fundit pa mesuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu