• |
ide | kryesore

PD: Rama nuk drejtoi qeverinë për 119 ditë gjatë pandemisë (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se braktisi detyrën gjatë pandemisë. Sipas demokratëve që kanë publikuar edhe një video, kreu i qeverisë nuk shkoi në zyrë për 119 ditë.

PD i referohet një shkrimi të gazetares Panorama sipas të cilit, nga 22 korriku deri në 18 nëntor janë plot 119 ditë mungesa për Kryeministrin Rama në drejtimin e qeverisë.

Të njëjtat burime shkruajnë se Rama e kishte drejtuar për herë të fundit qeverinë në 22 korrik. Deri të mërkurën e javës që kaloi, 13 mbledhje janë bërë nga zv.kryeministri Erion Braçe.

Gjatë këtyre pothuajse 4 muajve që kreu i qeverisë Rama nuk ka qenë në drejtimin e mbledhje të kabinetit qeveritar, ky i fundit ka dërguar në Parlament një sërë ligjesh dhe vendimesh të një rëndësie të veçante. Ndër më madhorët ishte buxheti i shtetit, i cili u miratua në Kuvend vetëm pak ditë më parë. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Shqiperia si komb jeton edhe per inerci nuk eshte hera e pare ne histori.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *