• |
ide | kryesore

Pensilvani/ Gjyqtari federal hedh poshtë padinë e Trump për zgjedhjet

-Instant, Lajme, Planet



Përpjekjet e presidentit aktual amerikan Donald Trump për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të 3 nëntorit morën një tjetër goditje të shtunën kur një gjyqtar federal hodhi poshtë një padi gjyqësore të ngritur nga fushata e tij që kërkonte të zhvlerësonte miliona vota të hedhura me postë në Pensilvani. Gjyqtari Matthew Brann deklaroi se ekipi i Presidentit Trump nuk kishte arritur të provonte se kishte pasur manipulim në shkallë të gjerë me votat në zgjedhjet e 3 nëntorit, të cilat zoti Trump i humbi ndaj rivalit demokrat Joe Biden.

“Kësaj gjykate i janë paraqitur argumente ligjore pa bazë dhe me akuza spekulative,” shkroi gjyqtari në vendimin e tij. Ai shtoi se (Trump) “nuk ka asnjë autoritet t’i heqë të drejtën e votës qoftë edhe një personi të vetëm, pa folur pastaj për miliona qytetarë”.

Në padinë gjyqësore, të drejtuar nga avokati personal i zotit Trump, Rudy Giuliani, bëhej përpjekje për të ndaluar zyrtarët të çertifikonin fitoren e zotit Biden në Pensilvani, me argumentin se disa qarqe gabimisht i kishin lejuar votuesit të ndreqinin gabimet në fletët e tyre të votimit. Kjo ishte më e bujshmja ndër dhjetëra paditë gjyqësore të ngritura nga Presidenti Trump dhe aleatët e tij republikanë pas zgjedhjeve. Ata po përpiqen gjithashtu të zhvlerësojnë ose ndryshojnë rezultatet përmes rinumërimeve dhe trysnisë së drejtpërdrejtë mbi ligjvënësit në disa shtete. Fushata e Presidentit Trump ka dy ditë afat për të kërkuar një rinumërim në shtetin Xhorxhia, ku zyrtarët çertifikuan të premten zotin Biden si fitues, pas një verifikimi me dorë të çdo vote. Ekipi ligjor i zotit Trump ka thënë se planifikon një proces gjyqësor në këtë shtet, por nuk ka dhënë hollësi./ VOA



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *