• |
ide | kryesore

Përfundon numërimi ashtu siç pritej, Monika Kryemadhi shpallet kryetare e LSI-së

-Instant, Lajme, Të fundit

Pas formalitetit të numërimit, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka shpallur Monika Kryemadhin kryetare të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kryemadhi garoi në zgjedhjet e brendshme të partisë që u mbajtën dje pa asnjë rival. Ndërkohë, në një deklaratë për mediat, LSI bën të ditur se nga rezultatet e administruara kanë votuar 44.413 anëtarë nga të cilët 42.807 votuan pro Kryemadhit.


Në njoftim po ashtu thuhet se vijon ende procesi i numërimit të votave për delegatët e Konventës Kombëtare, rezultati i cilit do të shpallet menjëherë pasi KQZ të njihet me tabelat përmbledhëse të rezultatit për çdo qendër votimi.


6 Comments

  1. Qr, te paken te kishit vu nje kandidat rival sa per hir te garës . Me gjithese ketu spo e rru njeri mo, jepen tendera miliona euro pa gare e do beni gare kryetari partie ju.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu