• |
ide | kryesore

Policia bastis ditëlindjen, gjobiten 30 të ftuar dhe administratori i lokalit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një administrator lokali është gjobitur me një shumë të majme prej 1 milion lekësh pasi në lokalin e tij ka lejuar festimin e një ditëlindjeje. Sipas policisë, të 30 personat e ftuar për ditëlindjen janë identifikuar të gjithë dhe do gjobiten.

Ngjarja ndodhi në Laknas, në Kamëz.

“Në lidhje me aktivitetin e zhvilluar më datë 20.11.2020 në një lokal në fshatin Laknas, Bashkia Kamëz, ku shtetasi B.K, kishte organizuar një ceremoni ditëlindje dhe kishte ftuar rreth 30 persona, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë menjëherë mori masa në zbatim të Aktit Normativ, për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Nga ana e Policisë së Tiranës, u mor masa administrative 1.000.000 lekë për administratorin e lokalit shtetasin F.U., në bazë të aktit normativ nr 3 datë 15.03.2020.

Gjithashtu në bazë të pamjeve filmike janë identifikuar të gjithë personat që ishin pjesëmarrës në aktivitetin e zhvilluar dhe do ndëshkohen me masë administrative për shkelje të masave kufizuese anticovid-19.” – thuhet në njoftimin e policisë, ku sqarohet edhe se janë pezulluar nga detyra 6 punonjës Policie për moskryerje të kontrollit të territorit dhe ndaj tyre. Drejtoria e Standarteve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur ecurinë disiplinore për shkelje të rëndë. ©Lapsi.al 



4 Comments

  1. U mbytem nga fshataret.Ne kohen eEnverit.fshatare. Mamaja3me thoshte erdhen nga fshatrat si nga Skrapari Berati3e shume tjera sa nuk dinin te ecnin ne rruge. Perseri ne kohen e Sales fshatare6dhe tani fshatare

  2. Ngjarja ne fjale eshte nje skandal i papare, meriton faqe te pare direkt dhe analiza serioze!

    Ditelindja nuk ishte e ndonje analfabeti apo personi te ardhur nga planeti Mars, qe nuk e di se cfare behet nderkohe tek ne!

    Jo mor jo, i festuar ishte nje personazh i njohur i showbizit, Bes Kallaku, i rrethuar nga gjithe familjaret dhe miqte e tij, si ne dasem! Per shkak te vizibilitetit te vet, person qe mund ta konsiderojme pa frike me shume ndikim tek opinioni publik. Nese Kallaku ben kokrren e qejfit pa e rruajtur per njeri ne mes te betejes per jete a vdekje me COVID-in, pse duhet te binden e te vetedisiplinohen te tjeret! Madje pse duhet te besojne se ka COVID apo rreziqe nga COVID-i, kur Kallaku jo vetem puthet e jargavitet me shoqnin, por sjell me vete edhe nenen e moshuar, person i kategorise me te rrezikuar te mundshme!?

    Por ka akoma!

    I ftuar nderi eshte as me pak e as me shume sesa kreu i shtetit, presidenti i vendit Ilir Meta! (Imagjinoni Matarelen ne Itali te kerceje makarena ne ditelindjen e gaztorit te pallatit, kur perreth i vdesin cdo dite qindra vete qe nga Marsi!)

    Edhe lokali nuk eshte dosido, por e famshmja Uka Farm, ne pronesi te nje njeriu te hershem te institucioneve, ish-minister e ish-zv kryeminister ne kohen e Berishes se Pare, Rexhep Ukes!

    Te gjithe keta mizerje, nje per nje, gjoben e kane fare pak (aq lek sa i kan gjobitur ua hedhin zakonisht sazexhinjve neper dasma, i kan kex xhepi!)!

    Keta duhen denuar rende, duke filluar nga ndeshkimi i imazhit te tyre publik!

    Edhe Lapsi, nese ka akoma nje fije dinjitet, duhet ta nxjerri lajm kryesor dhe ti therrase me emra keta, Ilir Meta, Rexhep Uka, Bes Kallaku, Erion Isai, e me rradhe jo F.U., B.K. e lesh me qime…

    Covid-19a fatkeqesisht per te gjithe ne eshte ceshtje serioze, jo gallate apo komplot! Kane vdekur mijera vete ne Shqiperi dhe vdesin te tjere tani qe po shkruaj. Dhjetera mijera te tjere, te infektuar, me apo pa simptoma, do te kene me gjasa probleme shendetesore pak a shume te renda gjate gjithe jetes. Qindra mijera te tjere akoma jane rrenuar ekonomisht dhe zoti e di sesi apo se kur do te mund te rimekemben. Dhe spo flas per shkollat e femijeve, problemet psiqike, e me rradhe.

    Ne ket konkekst kjo qe ka ndodhur eshte shume, shume e rende,eshte krim dhe tradheti ndaj popullit, te cdo bindje politike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *