• |
ide | kryesore

Prishtina në karantinë/ Shpend Ahmeti ankohet për Tiranën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Këtë fundjavë qytetet më të mëdha në Kosovë janë futur në karantinë për shkak të shtimit të numrit të të infektuarve. Mes qyteteve më të goditura është Prishtina. Por kryebashkiakut Shpend Ahmeti i ka tërhequr vëmendjen pamja e Tiranës këtë të diel. Në një postim në Facebook, ai thotë se të gjitha masat e marra në Kosovë duken pa efekt nëse shkon për fundjavë në Tiranë.


“E para ky post nuk është kundër Tiranës! Shpresoj që Prishtinalitë ta vizitojnë sa më shumë. Por çfarë masash janë këto në Kosovë me orë policore kur mundesh me shku në Tiranë e Shqipëri me 546 raste sot. Por nuk mundesh në Prishtinë. Foto nga Tirana sot” – shkruan Ahmeti. ©LAPSI.al


6 Comments

  1. Tani edhe ky do qe ne te mbyllim qytetin se u mbyll Prishtina?Deri tani nuk kam pare te flase ndonje Bashkiak i Tiranes per Prishtinen..Nuk e kuptoj perse do gjendemi gjithmone ne gjykimin e ketyre gjytyrymeve!

      1. Kosovaret mos te bohen si viktima se nuk na prekin mo! Nuk kam pare qe Prishtines ti rruhet per Tiranen! Leje politiken shif c’fare bohet..

  2. Tirana dhe Shqiperia, zoti Shpend, kane zfjedhje ne prill, per 4 muaj pra.
    Ndaj edhe Udheheqja nuk ka sesi t’i mbylle shqiptaret ketej kufirit sic mendon ti
    Aaaaaa, po te ishin zgjedhjet ne 2022 psh, do t’i kishe tironxit dhe shqiptaret me oren 2 te drekes ne shtepi – harrove si na futi Rama ne shtepi ne mars- prill ne oren 1 te drekes????

  3. Pertenece Rames dhe Bashes, njerezit ne Tirane, I shoh krejt te papergjegjshem. Duhet patjeter te mbajne masken dhe te ruajne distancen sociale. Jo vetem te mbrojme veten, por edhe te tjeret. Jetojme kohe te veshtira…

  4. O shpend bullari o rrote kari, pse ia con ne mend ketyre taneve apo si hale qe je nuk te rri dot bytha qe ke ne goje ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu