• |
ide | kryesore

Rama shkon shumë larg, përdor dhe vdekjen e Bashkim Koplikut për të sharë mediat

-Instant, 2018, Lajme, Të fundit



Edi Ramës nuk po i del e keqja në këto ditë kur duket sikur djajtë i kanë dalë nga shishja dhe skandalet po i plasin gjithëandej. Këtë çoroditje e ka dëshmuar edhe në vendin më të papërshtatshëm të mundshëm, në mesazhin për ndarjen nga jeta të ish zv kryeministrit të qeverisjes së parë të PD-së, Bashkim Koplikut.

Ish themeluesi i partisë së parë opozitare u ndaj nga jeta në moshën 77 vjeçare. Dhe kryeministri Rama ka bërë një mesazh duke e portretizuar atë por njëkohësisht duke mos fshehur dot mllefin me mediat, analistët dhe gazetarët. Ai thotë për Koplikun:”.. burrë i ndershëm, fisnik nga ata kokëfortët deri në fund në të tijën, çka vihej re pa vështirësi edhe në ato që shkruante a thoshte kur e ftonin në ekrane – vite drite larg prej pazarxhiut tipik të kohëve që jetojmë, kategori e ulët e parimorëve mediatikë, të cilët në mexhelis predikojnë virgjërinë teksa larg syve të publikut kurvërojnë me para, në këmbim të predikimeve të radhës”.
E vështirë të kuptohet se ç’hynin këto fjalë këtu aq më tepër duke thyer kodin e lashtë të mos përgojimit të dikujt në vakinë e një tjetri.

©Lapsi.al



5 Comments

  1. Nuk e kuptoni se perse flet keshtu? E ka hallin se po i iken pushteti nga duart dhe nuk do arrije te shumefishoje miliardat qe ka bere deri me tani. E kupton se edhe mumd te veje ne burg dhe prandaj nuk drejton me as mbledhjet e qeverise per t’ia lene fajin xhepistit te vogel. Por jo vetem kaq, ka edhe nje arsye tjeter. Don qe te largoje vemendjen me skandale te njepasnjeshme qe njerezit te mos merrem me ate qe duhet te merren, por te flasim per idiotesirat e tij

  2. Të tilla marrëzira e skandale me zarar të madh për shqiptarët , ka bërë ky karagjoz , qëkurse hyri në politikë prej 20 vitesh.
    Por tani duket kjartazi se i ka ikur fare fiqiri, e marrëzitë e tij thjeshtë duhen numëruar me copë çdo ditë.
    Nuk e dijmë se sa marrëzira ka bërë sot, por të jeni të sigurtë qe deri në 25 prill do të shtohen me progresion gjeometrik.
    P.s. ( meqë nuk e ka idenë e matematikës, e këshilloj dymetroshin të pyesë doktor Tao Pallën se çfarë është progresioni gjeometrik i rritjes së gënjeshtrave)

  3. Rama gjen kohen ne situate pandemie te komentoje edhe vdekjen e nje ishPD I cili doli edhe kunder PD vete.

    Bravo Rama ke 119 dite pa shkuar ne zyre e te del koha per te tilla gomarlleqe qe nuk te takojne fare.

  4. Qindra personalitete shkruan dhe ngushëlluan dje, ndarjen nga jeta të Bashkim Koplikut, me përjashtim të atij që e kish detyrim i pari.

    Sali Berisha e kishte zv/kryeministr por si zakonisht e kishte hedhur rrugve sespe ashtu ka bërë 100% me çdo numrrat dy në parti.

    Unë po ju kujtoj që ai nxori nga partia gjithë nunrat 2 dhe zv/kryeministrat.

    Bashkim Kopliku

    Dashamir Shehi

    Gramoz Pashko

    Ilir Rusmaili

    Bamir Topi

    Gazmend Oketa

    Jozefina Topalli

    Vet i zgjidhte dhe vet i denigronte.

    Vet i bënte heronj dhe pastaj i bënte tradhtar.

    Sali Berisha i hedh rrugve duke i vrarë politikisht, por më pas hyn në hasmëri për së gjalli dhe për së vdekuri.

    Aq shumë i urren sa nuk i uron dot as kur ndrrojnë jetë.

    Mos e shihni Berishën me kostum dhe kollare, sepse aty nuk do e dalloni shpirtin e tij.

    Populli thotë:“Djalli fshihet në detaje”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *