• |
ide | kryesore

Sfidohen masat anti Covid? Mbyllje e plotë për festat e nëntorit?

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Pavarësisht se gjendja rëndohet për ditë e më shumë dhe tashmë çdo ditë numërohen më shumë se dhjetë vdekje nga Covid 19, popullsia po rrefuzon ti zbatojë masat mbrojtëse kundër pandemisë. Mosbesimi tek rrezikshmëria e sëmundjeve, deklaratat e çorientuara të zyrtarëve, thirrjet për mosbindje të ndonjë opozitari si dhe lodhja nga një gjëndje që zgjat që prej marsit të kaluar, po përkthehet në një sjellje që sipas të gjitha gjasave do të prodhojë të tjera fatkeqësi në ditët e ardhshme.

Këto foto janë shkrepur këtë të diel, ku qindra njerëz shihen në rrugën kryesore pranë liqenit artificiale ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë ndalon grumbullimin e më shumë se 10 personave edhe në ambiente të hapura.

“Virusin e parandalon kujdesi në sjelljen e gjithësecilit, e parandalon përgjegjshmëria qytetare në këtë kohë pandemie që vjen një herë në 100 vjet.

Ne do të vazhdojmë të bëjmë të pamundurën, duke vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet tona, në shërbim të mbrojtjes së jetës nga virusi i rrezikshëm.

Por duhet të kuptojmë se burimet përballë pandemisë nuk janë të pafundme. Nuk janë të tilla për asnjë shtet të botës” i komentoi këto pamje ministrja Manastirliu.

Por një ditë më parë të shtunën imazhet nga Shkodra ishin edhe më të frikshme. Në qytetin verior luhej një ndeshje e rëndësishme pasi Vllaznia priste në stadiumin “Loro Boriçi” Tiranën, kampione në fuqi. Në rrjetet sociale janë të shumta videot që qarkullojnë ku shihen njerëz të mbledhur në ambiente të mbyllura. Shumica dërrmuese e tyre janë pa maska dhe për distancë as që bëhet fjalë. Pas shënimit të golave nuk mungojnë as përqafimet dhe thirrjet me zë të lartë që shpërndajnë stërkalat e rrezikshme të pështymës, faktori kryesor i riskut për infektim nga Covid 19.

Edhe më keq u bë situata në një eveniment të shumë përfolur nga mediat, festimin e ditlindjes të humoristit Bes Kallaku, në një lokal në Kamëz, me mbi 30 të ftuar. ku merrte pjese edhe presidenti i republikes dhe ku pamjet e servirura ishin haptas në shkelje të çdo rregulli.

Duke u nisur nga fakti se shifrat po rriten në mënyrë të frikshme, qeveria nuk mund të mjaftohet më me ndonjë deklaratë sa për të larë gojën të manastirliut, as me ndonjë gjobë që i vihet për propagandë personazheve VIP. Aq më tepër që fundjava tjetër është një uikend i gjatë si pasojë e 28-29 nëntorit. Ata që duan ta ndalojnë këtë çmenduri mund të testojnë edhe ndonjë shtetrrëthim të plotë për fundjavën e gjatë të nëntorit.

©Lapsi.al

 



13 Comments

  1. Qeveria eshte e paafte dhe e pa interesuar. Nuk ka kontrolle neper njesi tregtare bare restorante lokale
    autobuza shkolla tregje qendra tregtare etj etj
    Ne kete gjendje duhen mbyllur lokale shkolla etj per 3 muaj qe te stabilizohet situata. Nuk ka me asgje spitalet mjeket smunden me
    Edhe turqia i mbylli avionet. Situata eshte tejet e rende.

    Por mbyllja ka kosto dhe rama ska lek per kriza por leket i harxhon per inceneratoret e te tjera ppp te parapara ne buxhetin e 2021.

    Kjo eshte ceshtja. Skemi kryeminister por nje kriminel . kontigjent burgu shok qelie me shullazin.

    1. Plotesisht dakord..! Rrugeve shikon qe shkarkohen bombula oksigjeni me shumice. Njerezit te thone neper telefona qe jane semure ata dhe familja..Sketerre!

  2. Krejtesisht te papergjegjshem me keto festime ditelindjesh, pa kuptim. Mire vete, po ijen, pse e ke nxjerre aty o njeri…eshte e moshuar dhe ka rrezik per te. Cfare injorance…

    Maskat dhe distancia sociale, jane shume te rendesishme.
    ,

  3. O QELBËSIRA PLANDEMISTE O CovIdjotë, për çfarë mbyllje e ke fjalën, ai që e ka shkruar këtë artikull do linçohet familjarisht. Është premtim o LAPSI! ME LAPS DO JU A NXJERRIM SYTË DHE ÇAJMË GOJËN!

  4. O gazekar o fshatar. Te rente karokovidi. Dhe mos beni sikur po ju hapet barku per ijen. Gjindje shkerdhate.

  5. Budalliqe Shqiptare…. me presidentin ne krye!!! Mire qe s’i dha nje cmim “Artiste nderi” dhe ijes!!! Hahahaha……

  6. Nuk po themi te mbyllet parku , as bizneset, o injorante funksionale, po themi qe njerezit duhet te distancohen dhe te perdorin maskat, sic bejne pothuajse te gjithe ne Europe e ne bote.

    Festat per ditelindje dhe perurimet e bredhave te Vitit te Ri, nuk jane ceshtje jetike, mund te lihen edhe per me vone.

  7. po ku te shkojn njerzit e shkret? ne cdo cep te tiranes vetem betoniere shikon. Ata qe kan frik virusin e din vet dhe nuk dalin nga shpia. Ne te tjereve na lini te vdesim te lire

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *