• |
ide | kryesore

Video/ Ibrahimovic ‘pushton’ Napolin dhe i përgjigjet Ronaldos: suedezi mban Milanin në krye

-Instant, F1, Sport, Video



Fitore e madhe e Milan, që imponohet 3-1 në San Paolo të Napolit falë një Zlatan Ibrahimovic të jashtëzakonshëm, që firmosi dygolëshin vendimtar që bëri të pavlerë golin e Mertens, para trisit të Hauge në kohën shtesë. Milan është tashmë në krye të renditjes, i vetëm, por shqetësimi më i madh i kuqezinjve është kondicioni fizik i Ibras, që në fund të ndeshjes pësoi një dëmtim muskular, për të cilin do të mësohet më shumë pas qartësimeve mjekësore.

Milan kërkonte të ruajë kreun e Serie A në transfertën me Napolin dhe i besoi misionin Zlatan Ibrahimovic. Pa Piolin në pankinë, suedezi ishte më shumë se i rëndësishëm për kuqezinjtë dhe 39 vjecari nuk ngurroi të merrte përsipër përgjegjësitë. Ibra shënoi golin e parë në minutën e 20, me një goditje të fuqishme me kokë, duke i marrë kohën një Koulibaly gjithnjë i paqartë këtë mbrëmje.

Napoli e ndjeu goditjen duke lejuar Milan të vendos diktatin e tij në San Paolo me golin e dytë, që shtoi sigurinë për një rezultat të rëndësishëm, që do ti mbante kuqezinjtë në krye të renditjes. I pashtershmi Zlatan Ibrahimovic ngjitet sërisht në katedër duke shënuar dygolëshin e tij personal, në minutën e 55. Suedezi (10) i përgjigjet kështu edhe Ronaldos në luftën për titullin e golashënuesit më të mirë, duk e rikthyer diferencën prej dy golash mes tij e portugezit (8).

Napoli u mundua të reagojë pas golit të dytë të Ibrahimovic, i nxitur nga karizma e Gattusos dhe u duke se dicka mund të bënte, kur u rikthye në lojë pas tetë minutash me golin e Dries Mertens. E kështu në të 63 sulmuesi ngushtoi diferencën në 1-2, duke i dhënë mundësinë të kaltërve të tentojnë rikuperimin e rezultatit gjë që nuk ndodhi sepse dy minuta më pas Bakayoko ndëshkohet me karton të kuq duke e lënë Napolin me 10 lojtarë. Në fund, për ti dhënë përmasa suksesit të kuqezinjve erdhi edhe goli i tretë i Hauge që e ngjiti Milan në kuotën e 20 pikëve, dy mbi Sassuolon.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *