• |
ide | kryesore

Video/ Nga 0-2 në 4-2, Inter mbetet i çmendur: Roma nuk i bën komplimenta Parmës

-Instant, F1, Sport, Video

Inter është mësuar ti bëjë me zemër tifozët e tij, por ky zakon nuk ka ndryshuar as me Antionio Conte në pankinë. Zikaltrit kanë fituar 4-2 ndaj Torinos, por jo pa e parë më parë veten në disavantazh të dy golave, për ta përmbysur rezultatin në pjesën e dytë. Fiton edhe Roma kundër Parmës, pa lejuar asgjë ndaj kundërshtarit, pavarësisht mungesës së Kumbullës për shkak të Covid. Goditje jashtë fushës për Beneventon e Sassuolo.


INTER 4-2 TORINO
Në javën e tetë të Serie A, Inter ka mposhtur me përmbysje 4-2 Torinon në San Siro. Një orë e luajtur në mënyrë fantastike nga Torino, padrone e fushës, në avantazh 2-0 me golin e Zaza e penalltinë e Ansaldi. Pastaj Inter rigjeti tërbimin e krenarinë, duke i besuar forcës së sulmuesve të tij: Alexis Sanchez e Lukaku kthyen zikaltrit në barazi, pastaj një penallti e Lukakut e goli në fund i Lautaro Martinez i dhanë 3 pikët Contes.






ROMA 3-0 PARMA
Nuk pati praktikisht ndeshje në Olimpico: Roma dominoi e mposhti Parmën 3-0, duke u ngjitur në kuotën e 17 pikëve. Verdhekuqtë e Fonsecas kanë mbyllur gjithcka në pjesën e parë, duke e zhbllokuar ndeshjen me Borja Mayoral në të 28′ me një lëvizje në thellësi. Pastaj skenën e mori i zakonshmi Mkhitaryan që në të 32′, në asistin e spanjollit, realizoi nga distanca, duke fiksuar edhe të tretin në minutën e 40′.


VERONA 0-2 SASSUOLO
Sassuolo pësoi inisiativën e Veronës për gati gjithë ndeshjes, por gjeti tre pikë vendimtare për një klasifikim të pamenduar në vigjilje të kampionatit. Vendasit goditën dy shtylla e dy traversa e ndërtuan një seri rastesh që nuk u konkretizuan. Skuadra e De Zerbi, tregoi se di të jetë edhe cinike e gjeti avantazhin në pjesën e parë me një goditje të Boga, ndërsa dyfishimi erdhi në pjesën e dytë në përfundim të një aksioni në kundërsulm të finalizuar nga Berardi.

SAMPDORIA 1-2 BOLOGNA
Tre ppikë të cmuara për Bologna, që në Marassi fitoi 2-1 me përmbysje kundër Sampdorias. Pas shtatë minutash dorianët ishin në avantazh falë një goditje me kokë të Thorsby në goditjen e këndit të Candreva. Në të 44′ skuadra e Mihajlovic gjeti barazimin në autogolin e Regini, i pafat të devijonte me gju në portën e tij. Në të 7′ e pjesës së dytë, golin e fitores për miqtë e realizoi me kokë Orsolini, që në pjesën e parë kishte goditur edhe një traversë. Karton i kuq për Ranieri për protesta, ndërsa në shtesë Palacio goditi shtyllën.


FIORENTINA 0-1 BENEVENTO
Cesare Prandelli pagëzon me një humbje rikthimin e tij në pankinën e Fiorentinës. Në ndeshjen e drekës Violat humbasin 1-0 në shtëpi me Benevento e në klasifikim mbeten në kuotën e tetë pikëve. Në Franchi, pjesa e parë ishte e bllokuar e me pak raste, ndërsa në të dytën Improta vendosi në të 52′ me një të djathtë të saktë në hyrje të zonës. Inzaghi kthehet të fitojë pas katër humbjesh radhazi.

ITALY – SERIE A
Fiorentina 0 – 1 Benevento
Hellas Verona 0 – 2 Sassuolo
Inter 4 – 2 Torino
Roma 3 – 0 Parma Calcio 1913
Sampdoria 1 – 2 Bologna

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu