• |
ide | kryesore

Video/ Shikoni çfarë humbet Broja: shqiptari tallet nga mbrojtësit e Groningen

-Instant, Sport, Video



Impakti i Armando Brojas me kampionatin hollandez ishte nga më të mirët, por të gjitha harrohen në momentin e një rënie forme ose përqendrimi. Kjo i ka ndodhur edhe sulmuesit shqiptar, që i huazuar nga Chelsea po ndihmonte Vitesse të rivalizonte me Ajax në Eredivize. Vetëm se 18 vjecari ka bërë atë që nuk duhej në transfertën me Groningen, ku kishte në këmbë rastin për golin e 1-2 dhe e humbi në mënyrën më të pabesueshme.

Pasi humbi ndeshjet e fundit të Nations League me kombëtaren për shkak të një dëmtimi, shkodrani zbriti në fushë si titullar kundër Groningen e në minutën e 63’, u shfaq i vetëm me portierin. E kaloi duke e dribluar me të djathtën, por e majta nuk iu përgjigj me topin që përfundoi jashtë me portën bosh.

Dëshpërimi i sulmuesit shqiptar është bërë edhe më i madh për shkak të talljeve të marra nga mbrojtësit e Groningen. Rasti i humbur nga Broja është bërë menjëherë viral në internet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *