• |
ide | kryesore

Video/ Shikoni çfarë i bën Haaland mbrojtjes së Herthas: katër gola në 32 minuta

-Instant, F1, Sport, Video



I pabesueshëm Erling Haaland. Në ditën e triumfit të Golden Boy 2020, që cdo vjeshtë i jeper lojtarit më të mirë Under 21 të vitit, që luan për një klub europian të divizionit elitar, sulmuesi i Borussia Dortmund ka treguar edhe njëherë instiktin e tij të golit, duke u konfirmuar kështu një bomber i jashtëzakonshëm në rastin e sfidës së Bundesligën, në shtëpinë e Hertha Berlin. Me Dortmund në disavantazh 1-0, Haaland ka shpërthyer: dygolësh në dy minuta (47′ e 49′), tregolësh në 15 minuta (62′) e poker në 32′ minuta (79′). Norvegjezi ka realizuar 37 gola në 35 ndeshje të luajtura mes Dortmund e kombëtares.

E në të njëjtën ndeshje është regjistruar një tjetër episod për tu futur në histori. Në vend të Haaland, në të 40′ e pjesës së dytë, ka bërë debutimin e tij në Bundesligë Youssoufa Moukoko. Talenti kamerunas në moshën 16 vjec e një ditë bëhet kështu debutuesi më i ri i historisë së Bundesligës, duke i marrë vendin e parë Nuri Sahin, që e luajti ndeshjen e tij të parë në moshën 16 vjec e 335 ditë.

POKERI I HAALAND NDAJ THERTHA BERLIN



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *