• |
ide | kryesore

Boca Juniors ‘rrëzon’ simbolin e Maradonës: idhulli i Bomboneras është Riquelme

-Instant, Sport



Një pyetje që të gjithë tifozët e kanë ndoshta të vështirë ti përgjigjen është se cili lojtar mund të përfaqësojë më mirë se të tjerët skuadrën e tyre të zemrës. E pikërisht një temë e tillë ka shqetësuar Buenos Aires, me një përfundim surprizues. Boca Juniors ka patur shumë kampionë që kanë shkruar kapituj të lavdishëm të historisë së klubit. Mes tyre është edhe Diego Armando Maradona, vetëm se mes një pjese të mirë të tifozerisë verdheblu nuk është Pibe de Oro lojtari më simbol dhe i adhuruar mes futbollistëve xeneizes.

Këtë e ka shpjeguar artisti e skulptori argjentinas Fernando Pugliese për mikrofonët e Olé: “Kam marrë shumë telefonata nga tifozët e Bocas. Mendoja se idhulli më i madh ishte Maradona, por mesa duket është Riquelme“. E pikërisht këtij të fundit i ka dedikuar një skulpturë në madhësi natyrale në të cilën Juan Roman feston në mënyrën më të famshme, bërë për herë të parë në 2001 në një Super Clasico kundër rivalëve të përjetshëm të River Plate.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *