• |
ide | kryesore

Çfarë duhet të dimë për vaksinën e Oksfordit, jo efektive si e Pfizerit, por më e lirë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Vaksina kundër Covid-19, e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit, parandalon shfaqjen e simptomave të këtij virusi te njerëzit për 70 për qind, kanë treguar të dhënat e një studimi të madh.

Ky lajm përbën triumf dhe zhgënjim, pasi vaksinat e prodhuara nga kompanitë Pfizer dhe Moderna, tregojnë për 95 për qind mbrojtje, transmeton BBC.

Megjithatë, vaksina e Oksfordit është thënë se do të jetë shumë më e lirë, më e lehtë për t’u ruajtur dhe më lehtë e qasshme në secilin kënd të botës, në krahasim me dy të tjerat.

Nëse miratohet nga rregullatorët, ajo besohet se mund të luajë rol të rëndësishëm në luftimin e pandemisë.

Studiuesit e Oksfordit kanë kryer për 10 muaj, testimet për vaksina që zakonisht kryhen për një dekadë.

“Qeveria britanike ka porositur deri më tani 100 milionë doza të vaksinës së Oksfordit, të mjaftueshme për të imunizuar 50 milionë banorë.



2 Comments

  1. Te nderuar Gazetare! Kujdes me lajmet..Vaksina e astra zeneca ka nje efikasitet 90% kur jepet me dy doza 1/2 dhe 1 brenda nje muaji dhe 62% kur jepet me dy doza te plota brenda 30 ditesh..

  2. O ju dhjefsha gazetaret copa idiotash. Nuk ka faj Rama qe i quan Kazan. Perpara se te shkruani budallalliqe te pakten informohuni nje here, asnjera nga te dyja nuk eshte vaksine pasi nuk te mbrojne nga virusi, por vetem nga simtomat. Pra ti mbasi ti besh keto pseudo vaksina prap do e maresh virusin dhe do ja ngjitesh ate te tjereve, kjo nuk eshte vaksine. Pastaj keto teste qe jane bere duhet te theksohet qe nuk jane testuar grupet ne rrisk, si personat e moshuar, ato me semundje shoqeruse dhe femijet.
    Tallni bythen me popullin talluni…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *