• |
ide | kryesore

Digjet një banesë 2-katëshe në Mallakastër, shpëton e moshuara

-Instant, Lajme, Të fundit



Një banesë 2-katëshe është shkrumbuar plotësisht megjithatë fatmirësisht e moshuara, e cila jetonte në të, ka arritur të shpëtojë. Zjarri ka rënë në një banesë në fshatin Gjerbës, Mallakastër, në pronësi të Vezire Jaupaj, 75 vjeçe. Banorët e zonës kanë njoftuar zjarrfikësen sapo kanë parë tymin, ndërsa është bërë e mundur nxjerrja në kohë nga banesa e të moshuarës. Zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme, ndërsa shkak i tij është bërë një shkëndijë elektrike.

Ditën e djeshme ka rënë edhe një zjarr tjetër në banesën e një moshuari në Kolonjë, por fatkeqësisht personi i moshës së tretë nuk ka mundur të dalë në kohë. Trupi i tij u gjet i djegur nga forcat zjarrfikëse pas shuarjes së flakëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *