• |
ide | kryesore

Gruaja e ish-zv.kryeministrit që ndërroi jetë nga COVID-19: Nuk mbushej dot me frymë, ambulanca nuk kishte oksigjen mjaftueshëm

-Instant, Lajme, Të fundit



Ish-zëvendësministri Bashkim Kopliku u përcoll sot për në banesën e fundit pasi ndërroi jetë nga COVID-19.

“News24” ka treguar detaje nga biseda telefonike që kishte zhvilluar me gruan e të ndjerit Kopliku, Luljeta Kopliku, e cila qëndron në banesën e saj pasi rezulton e infektuar me COVID.

Ajo pohoi se Kopliku ishte shtruar në spitalin e Durrësit, ndërkohë që fëmijët kishin insistuar që ai të nisej për kurim në Breshia të Italisë. Pasi kishin porositur një charter, Luljeta Kopliku rrëfeu se mjeti i fluturimit ishte vonuar për të mbërritur në Rinas nga Turqia, ndërsa shton se dhe ambulanca kishte ardhur me vonesë në spitalin e Durrësit.

Sipas saj gjendja e 77-vjeçarit ishte e qëndrueshme, por për shkak se COVID i kishte prekur mushkëritë, kishte nevojë për oksigjen. Ajo shtoi se ambulanca që e kishte transportuar drejt Rinasit (Në orën 16:00) nuk kishte pasur mjaftueshëm oksigjen.

“Nuk ngopem dot me oksigjen”, kishte thënë ish-zv.kryeministri. Ndërkohë që vetëm pas 30 minutash nisje për në Rinas, ajo ishte njoftuar nga personeli i avionit se Bashkim Kopliku kishte ndërruar jetë, ende pa shkuar në Itali.



6 Comments

  1. Qindra personalitete shkruan dhe ngushëlluan ndarjen nga jeta të Bashkim Koplikut, me përjashtim të atij që e kish detyrim i pari.
    Sali Berisha e kishte zv/kryeministr por si zakonisht e kishte hedhur rrugve sic ka bere me shume figura te PD si :

    Dashamir Shehi
    Azem Hajdari
    Gramoz Pashko
    Genc Pollo
    Arben Imami
    Eduart Selami
    Ilir Rusmaili
    Bamir Topi
    Gazmend Oketa
    Jozefina Topalli

    Aq shumë i urren sa nuk ngushellohet dot as kur ndrrojnë jetë.

  2. Te vdesesh per nje bombole oksigjen eshte e tmerrshme. Ku jetojme, ne c’pjese te botes shtrihet Shqiperia?????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *