• |
ide | kryesore

Historia/ I lindur me gjysmën e dorës, Xhemaili çmend specialistët: 9 gola në 4 ndeshje

-Instant, Sport



Futbolli është i bukur sepse ka edhe përjashtime. Dikush ka bërë historinë me defekt të lindur në këmbë e dikush po tenton ta bëjë me një anomali në krah. Është rasti i 14-vjeçarit nga Kosova Enis Xhemaili, i cili ka lindur me gjysmën e dorës, gjë që nuk e ka penguar aspak të shkëlqejë në fushën e lojës. Lojtari i Dritës U15 ka statistika impresuese, 9 gola në 4 ndeshje, duke nxjerrë në fushë një teknikë e fantazi të admirueshme, për të limituar sadopak hendekun e krijuar nga krahu: “Hobi im është futbolli. Kënaqem duke luajtur e dua të jetoj me të – ka thënë adoleshenti në një intervistë për KTV e sjellë në vëmendje nga Panorama -. Sporti është jeta ime, me të bëhesh diçka i madh. Kam bërë shumë për futbollin”, shprehet Xhemaili.

Deri tani, Enisi ka arritur të cajë rrugën me vullnet, duke spikatur mes moshatarëve. Tekniku i tij kërkon ta inkurajojë, edhe pse e ka të qartë se kalimi në futbollin profesionist mund të jetë i vështirë: “Enisi punon si në fazën ofensive ashtu edhe në mbrojtje. Ka statistika të shkëlqyera 18 gola në 15 ndeshje miqësore. Me ekipet e moshave U13 dhe U15 e ka pasur të lehtë, por për të luajtur me ekipin e parë do ta ket të vështirë për shkak të dorës, sepse i duhet për dyluftimet. Por, kam besim se do t’ia dalë”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *