• |
ide | kryesore

Intervista e idhullit të Edi Ramës, Sinisha Mihajloviçit: Arkani hero, Millosheviçi krenar për mua, Kosova është Serbi!!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas publikimit të mesazhit që kryeministri shqiptar i nisi Sinisha Mihajloviçit për të shprehur “admirimin antik” të tij dhe solidaritetin për luftën me sëmundjen, ia vlen të risjellësh në kujtesë se çfarë qëndrimesh ka mbajtur publikisht Mihajloviçi për Sllobodan Millosheviçin, të ashtuquajturin “Kasapin e Ballkanit” dhe Zeljko Raznatoviçin, i njohur ndryshe si Arkani, një nga personazhet më gjakatarë të luftës së Kosovës dhe jo vetëm.

Kështu, ndryshe nga kryeministri i Shqipërisë, vetë Mihajloviç admirimin e tij e kishte për atë që e quan “hero” të Serbisë, Arkanin, shefin e njësiteve paraushtarake, i famshëm për masakrat ndaj popullsisë civile në Kroaci, Bosnjë dhe në Kosovë.

Në një intervistë për mediat italiane, kur mori drejtimin e Milanit, Mihajloviç thoshte: “Arkan-in e kam pasur mik. Nuk mund të flas keq për të pasi për mua dhe popullin tim ka qenë një hero. Në jetë kam edhe miq mafiozë, por nuk mund të më etiketoni si të tillë, pasi gjithkush ka personalitetin e tij”.

Për ish presidentin e Serbisë, Millosheviçin, Mihajloviç pranon se ka pasur një marrëdhënie personale dhe e ka takuar disa herë: “Kam folur disa herë me Milosevic-in dhe jam takuar me të në zyrën e qeverisë. Në mur mbante të varur fanellën time të Crvena Zvezda-s. Gjithnjë më tregonte se ai dhe e gjithë Serbia, ndiheshin krenar me mua”.

I pyetur nga gazetarët për pavarësinë e Kosovës, Sinisa vijon: “Kosova është Serbi. Nuk mund të quhet e pavarur pasi aty jetojnë serbë dhe këta të fundit nuk mund t’i dëbosh nga shtëpitë e tyre”.

Në një mesazh që kryeministri i Shqipërisë i dërgonte Mihajloviçit, ai shprehte një admirim që e bën të shprehet gati miklues dhe të ndrojtur përballë Sinisha Mihajloviçit, që në fund të fundit, kur vjen çështja të shprehej për “idhujt” e tij, nuk dilte përtej interesave të popullit serb, një diferencë jo e vogël kur lexon letrën e Ramës.

Mesazhi i plotë i Ramës për Mihajloviçin:

“I dashur mister, jam Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, ish-lojtar i Kombëtares së basketbollit shqiptar dhe një admirues i vjetër i Sampdorias së Vujadin Boshkovit. E mora numrin tuaj të telefonit nëpërmjet mikut tonë të përbashkët, Aleksandar Vuçiç. Folëm për ju dje në mbrëmje këtu në Novi Sad.

Kam dashur gjithnjë t’ju shprehja admirimin tim për egërsinë me të cilën po përballoni armikun tuaj më të frikshëm të jetës, por edhe për t’ju thënë se pasi keni mundur shumë portierë direkt nga goditjet e dënimit, ju me siguri jeni i zoti të mundni edhe hijen që është vendosur mes jush dhe portës tuaj të së ardhmes.

E di shumë mirë rrezikun që mesazhe të tilla solidariteti mund të bëhen të mërzitshme për një kokëfortë si puna juaj, por ju siguroj se ky i imi nuk është një mesazh i kësaj natyre. Përkundrazi, është shprehje e një admirimi antik.

Ju kërkoj ndjesë që nuk arrita t’ju shpreh më mirë ndjenjën e vlerësimit të lartë dhe simpatisë kundrejt jush, por nëse do të duhej një dëshmitar, atëherë miku ynë i përbashkët mund t’ju sigurojë se, tashmë prej vitesh, nuk ndodh asnjëherë që të mos flasim për ju si një figurë speciale në botën e futbollit.

Duke ju uruar gjithë të mirat juve dhe të dashurve tuaj, nuk po ju bezdis më me shpresën se një ditë do të mund t’ju takoj personalisht. ER”.”



11 Comments

  1. Sot nuk perben asnje sekret qe Rama eshte gjithcka pervecse SHQIPTAR!
    Kur doni ta kuptoni perfundimisht se KOMUNISTET NUK KANE ATDHE!
    I vetmi “atdhe” eshte kozmopolitanizmi dhe materializmi!

    Ky yni (Rama) pastaj ka edhe fatin e keq qe ka probleme atesie ne familje….

    1. Rama nuk eshte komunist se po te ishte, do kishte te pakten ne virtut, ate te te qenurit komunist, sic ka thene B. Brecht. Ai eshte qenje pa asnje virtut dhe pa moral. Prandaj mos i jepni vlera qe nuk i ka.

  2. Kur degjon te tilla skandale bere nga maja e pushtetit, nga kryeministri, dhe nuk ka reagime te medha por vetem te disa persona, KY ESHTE NJE SHQETESIM SERIOZ SEPSE SERBOFILIZMI PO BEHET NORMALITET

  3. Ka filluar delirimi konspiracionist ne shqiperi, beni tradhetar Bashen per ca idiotesira te Balle-nices dhe per nje leter te ketij idiotit Rama nje njeriu qe eshte i fashem per futbollist e qe shoqeria e tij dhe idete e tij s’jane fare te rendesishme!

  4. Miku i ministrit te propogades dhe presidentit aktual Vucic, adhuruesi i serbomadhit Bregovic, b/lepires i trainerit Mihajlovic eshte shqiptari me “patriot” qe mund te egsistoje ne kete plant.
    Une i uroj ti doje dhe te bashkpunoje sa me shume me serbomedhejte, me rusofilet, me anti-amerikanet, pasi keshtu e udheheq ne lumturi populllin e tij te paditur, te panxene, te palare e te papare.

  5. Kapter Buzhala dhe kolonel Fazllici do ta zgjidhin kete pune se ngadale po shuhemi te gjithe nga gobseku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *