Mbrëmjen e djeshme u mbajt ceremonia e “American Music Awards”, që mblodhi disa nga emrat më të njohur të muzikës, të cilët dhuruan performanca të jashtëzakonshme. Por ajo më e shumëpritura ishte e Jennifer Lopez dhe Maluma-s, të cilët nuk zhgënjyen aspak fansat dhe pritshmëritë e tyre.
Dyshja e njohur performuan për herë të parë duetin e tyre të famshëm “Pa Ti + Lonely” dhe i vunë flakën skenës me çdo lëvizje. Performanca e tyre i kishte të gjitha duke nisur nga koreografia, tek dritat dhe kimia mes Jennifer e Malumas. Madje të dy kishin aq shumë kimi, sa organizuesit e AMAs i janë trembur faktit se numri i tyre mund të rrezikonte censurimin.
Jennifer Lopez kishte veshur një body në ngjyrë të zi, që sigurisht i nxirrte në pah format bombastike dhe si çdo herë tjetër u kujdes që t’i linte të gjithë me gojë hapur me kërcimin e saj.
Performanca e artistëve ka marrë komente të shumta dhe e ka ndarë publikun në dy mendime të ndryshme, ka nga ata që thonnë se ajo ishte më sensuale seç duhej, ndërsa të tjerë thonë se nuk kishte asgjë shqetësuese në të.