• |
ide | kryesore

Kërcënon Meta: Do shkojë në burg kush la vendin pa Kushtetuese dhe prishi Teatrin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka rritur sërish tonet kundër mazhorancës që qeveris vendin. Në një intervistë për emisionin “Log.” në Abc News Meta bëri për herë të parë një kërcënim me burg për ata që sipas tij e lanë vendin pa Gjykatë Kushtetuese dhe prishën Teatrin Kombëtar.


“Vendi është lënë qëllimisht pa Gjykatë Kushtetuese. Tani po bëhen përpjekje për ta kapur Gjykatën Kushtetuese. Ditën e fundit kanë ndryshuar ligjin për betimin e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë sepse 3 anëtarë të Kushtetueses do të zgjidhen nga kjo gjykatë.


Unë do ti bëj të gjitha veprimet dhe i kam mbajtur shënim të gjitha. Me parlamentin e ri do të shkojnë në qeli ata që kanë kryer krime kundër kushtetutës dhe kanë lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese. Ky është premtimi im.

Edhe Teatri Kombëtar do të ndërtohet ashtu siç ishte. Këto janë 2 premtimet e mia. Dhe tjetra është vota. Dosjet për manipulimin e votave do të hapen” – tha Meta. Ai u pyet edhe nëse rrezikohen zgjedhjet e ardhshme.

“Të mos guxojë asnjë polic të prekë votën e shqiptarëve sepse do të përfundojnë nën këmbën e popullit siç përfunduan policët e Mubarakut” – tha Meta. ©LAPSI.al

2 Comments

  1. Kur nuk hyre vete ne burg psh vullnetar si ai aksionit qe je,do beje mire sepse shembulli personal ne plan te pare.
    Ik more zuzar .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu