• |
ide | kryesore

Mbyllet pjesërisht pika kufitare në Kakavijë, pala greke nesër në protestë

-Instant, Lajme, Të fundit



Punonjësit e palës greke në Kakavijë do të hyjnë në grevë ditën e nesërme për 24 orë duke e ndërprerë punën nga data 24 nëntor në orë 07:00 deri në të njëjtën orë të ditës vijuese. Njoftimi ka ardhur nga ana e autoriteteve greke që kanë sqaruar se gjatë këtij harku kohor, si në hyrje dhe në dalje të doganës greke, nuk do të lejohet kalimi i automjeteve si motoçikleta, autovetura, furgonë që transportojnë qytetarë dhe kamionët që transportojnë mallra.

Përjashtim do të ketë vetëm për udhëtarët këmbësorë, kamionët që transportojnë mallra ushqimore që ruhen në kushte frigoriferike, kamionët që transportojnë kafshët e gjalla dhe automjetet për raste emergjente shëndetësore apo raste vdekjesh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *