• |
ide | kryesore

Mihajloviç zbulon mesazhin e marrë nga kryeministri Edi Rama gjatë shtrimit në spital

-Instant, Lajme, Sport

Sinisha Mihajloviç ka publikuar së fundmi librin e tij autobiografik dhe mes kujtimeve të hedhura aty, ka zbardhur të plotë edhe mesazhin që ka marrë nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. I referohet periudhës kur trajneri serb ishte i sëmurë dhe po luftonte me leuçeminë. Ish-futbollsti i Crvena Zvezdës, Romës, Lacios, Sampdorias dhe Interit, tregon se numrin e telefonit të Edi Ramës ia kishte dhënë miku i tyre i përbashkët, Aleksandar Vuçiç.


“Gjithnjë, nëpërmjet Vuçiçit, mora edhe një mesazh tjetër të bukur nga Edi Rama”, rrëfen ndër të tjera Mihajloviç.


“Panorama Sport” ka siguruar mesazhin e Ramës, të cilin Mihajloviç e ka publikuar të plotë në librin e tij të titulluar “La partita della vita” (Ndeshja e jetës).

“I dashur mister, jam Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, ish-lojtar i Kombëtares së basketbollit shqiptar dhe një admirues i vjetër i Sampdorias së Vujadin Boshkovit. E mora numrin tuaj të telefonit nëpërmjet mikut tonë të përbashkët, Aleksandar Vuçiç. Folëm për ju dje në mbrëmje këtu në Novi Sad. Kam dashur gjithnjë t’ju shprehja admirimin tim për egërsinë me të cilën po përballoni armikun tuaj më të frikshëm të jetës, por edhe për t’ju thënë se pasi keni mundur shumë portierë direkt nga goditjet e dënimit, ju me siguri jeni i zoti të mundni edhe hijen që është vendosur mes jush dhe portës tuaj të së ardhmes. E di shumë mirë rrezikun që mesazhe të tilla solidariteti mund të bëhen të mërzitshme për një kokëfortë si puna juaj, por ju siguroj se ky i imi nuk është një mesazh i kësaj natyre. Përkundrazi, është shprehje e një admirimi antik”.

5 Comments

  1. Na hongsh m… o Mihajloviç , o qelbesire serb , ben mire qe ate “lapsin” tja futesh ne b… atij qelbesires analist , nipit te qelbesires se ish Bllokmeneve te Diktatures Komuniste , Hysni Kapos !🖕

  2. Ky Mihalovici ka leshuar deklaratat me raciste ndaj shqipetareve.

    Tamam kane gjetur miku mikun per ca kohe, se ne Hage e ka vendin dhe ky I joni,tek miku tjeter Thaci.

    Grupi shurupi..

  3. Sa kam luajtur une ne Brazilin e famshem te 82,ka qene ky krric lojtar i kombetares shqiptare.kete e mbaj mend kur e ndiqnin cunat e lagjes me gure e shishe birre e ja fuste vrapit nga frika.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu