• |
ide | kryesore

“Nesër nuk do të jetë”: Inzaghi ul në stol Strakoshën, por tek Lazio problemi është një tjetër

-Instant, Sport

Lazio mendon tashmë për Champions League, ku në Olimpico do të mbërrijë Zenit Saint Petersburg e, në rast fitore, bardhekaltrit do të hipotekonin seriozisht kalimin e raundit. Tre pikët janë shumë të rëndësishme dhe tekniku Simone Inzaghi ka ndërmend të konfirmojë skuadrën që fitoi në Crotone, me ndryshimin e vetëm kthimin në mbrojtje të Luiz Felipe në vend të Patric. Braziliani rezultoi negativ në tamponin e djeshëm e sot ka kryer kontrollin e aftësisë sportive, duke qenë i gatshëm për tu kthyer në grup. Ai që përjashtohet nga formacioni është Thomas Strakosha: “Për ne Luiz Felipe është një rikuperim shumë i rëndësishëm – konfirmoi Inzaghi -, ashtu si ai i Strakoshës. Ai është portieri titullar, por duke parë që ka qendruar pa luajtur për shumë kohë nesër do të luajë përsëri Reina, që po bën shumë mirë. Pastaj të shohim”.


Mes titullarëve të konfirmuar edhe Luis Alberto. Cështja e të cilit është mbyllur tashmë, aq sa në Crotone mbajti edhe shiritin e kapitenit në fund të ndeshjes. Në mënyrë indirekte, kjo cështje ka krijuar një tjetër, mes menaxherit të klubit Peruzzi e presidentit Lotito, që kanë patur divergjenca për administrimin e cështjes së spanjollit. Peruzzi nuk ishte në transfertën e Crotones e mori disa ditë pushim. “Në të gjitha familjet mund të ketë keqkuptime – thotë Inzaghi në lidhje me Peruzzin -, uroj që situata të kthjellohet shpejt. Për sa i përket Luis Alberto duhet të them se në fushë ka dhënë gjithnjë gjithcka. Kështu edhe në Crotone e do të jetë edhe me Zenit”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu