• |
ide | kryesore

Numri i viktimave nga Covid, Meta: Prokuroria duhet të hetojë çështjen

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës Ilir Meta kërkon që prokuroria të hetojë akuzat e Partisë Demokratike për fshehje të numrit të viktimave nga covid.

“Prokuroria i detyrohet popullit të hetojë disa akuza. Edhe kryeministrit i takonte që t’i bënte thirrje prokurorisë që të hetonte për të hetuar çështjen sepse kemi të bëjë me akuza që mund të kenë ndodhur për arsye të kontrollit të shifrave apo sedrës profesionale të mjekëve.

Duhet të jetë interesi i parë dhe kryesor i institucioneve që profesionalizmi e udhëheq këtë betejë, që kjo bëhet në mënyrë transparente dhe bashkëpunuese.

Prokuroria duhet të hetojë sepse e ka detyrim këtë, ata duhet të hetojnë edhe kur behet fjalë për një falsifikim të thjeshtë dhe jo më kur ka të bëjë për jetën e njerëzve. Kjo nuk ka të bëjë me atë që ka kaluar, por me atë që vjen” – tha Meta në një intervistë në abc news duke i mos i kursyer akuzat për qeverinë.

“Qeveria dhe kryeministri nuk janë në nivelin e duhur të menaxhimit të pandemisë. Nuk kanë qenë as në fillim të saj. që kur unë mblodha këshillin e sigurisë dhe bashkë me opozitën jashtë parlamentit që është opozita reale. Nuk u ndoqën rekomandimet e OBSH për rritjen e testimeve, rritjen e gjurmueshmërisë, përgatitjen për valën e dytë sepse vera i uli shifrat” – tha Meta. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Si ka mundesi qe pas deklarates se bashes per fahehje te nr te viktimave te covid-19 u rriten raster e vdekjeve nga me nje shifer kaloi me dy, kaq duhet me kuptu. Ne jemi mesu 50 vjet me na genjy dhe shkerdhu dhe jemi mesu , na rreni o liderat tane se na ze gjumi me enderr a te bukura. Tha mire polici” jam i lumtur se jetoj ne Shqiptari”, ku qendron problemi ketu???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *