• |
ide | kryesore

Osmani: Moslejimi i anëtarësimit në Këshillin e Europës është mohim i qasjes në drejtësi për qytetarët e Kosovës

-Instant, Lajme, Të fundit



Presidentja në detyrë e Kosovës Vjosa Osmani ka marrë pjesë në konferencën virtuale ndërkombëtare më rastin e 70-vjetorit të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Presidentja Osmani përgëzoi Këshillin e Europës për këtë organizim, duke theksuar rëndësinë e angazhimit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

“Edhe pse mbetet i pakontestueshëm fakti që kjo Konventë paraqet dokumentin më të rëndësishëm e më të suksesshëm deri me tash për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Europë, është̈ fatkeqësi që Kosovës nuk i lejohet anëtarësimi në Këshillin e Europës. Në Kosovë, Konventa është e zbatueshme drejtpërdrejt me nenin 22 të Kushtetutës të Republikës së Kosovës. Mirëpo, është vërtetë jo e drejtë që Kosova ende nuk është anëtarësuar në Këshillin e Europës, ngaqë një gjë e tillë përbën në vete shkelje të të drejtave të njeriut përmes mohimit të të drejtës për qasje në drejtësi për qytetarët e Kosovës”, ka theksuar Osmani.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *