• |
ide | kryesore

Pas fjalimit të Demi Lovato në ‘People’s Choice’ reagon ish i fejuari

-Instant, Paparazzi, Slider



Këngëtarja Demi Lovato  së fundmi është akuzuar nga ish i fejuari i saj,Max Ehrich se po e përdor marrëdhënien e tyre për vëmendje.

Kjo akuzë vjen pas deklaratës së Demi-t në ‘People’s Choice Award’ e cila përmblodhi momentet e mira dhe ato jo të mira të vitit të saj, që përfshinin të kënduarit në Super Bowl, Covid-19 dhe fejesën.“Sinqerisht, ky vit ka qenë si tre vitet më të gjata të jetës sime. Në fakt, fillimi i vitit ka qenë fantastik. Unë interpretova në Grammy dhe këndova himnin kombëtar në Super Bowl, por më pas, ndodhi pandemia: Gjithçka u mbyll. Unë u fejova, fillova të pikturoj, të merrem me fotografi dhe të meditoj. Pashë 7 sezonet e Pretty Little Liars pa ndërprerje, u ndava dhe më pas, fillova të kërkoj për alienë në shkretërirë. Pra, gjëra që i bëjmë të gjithë”, u shpreh Lovato. Menjëherë pas fjalimit,Max i është drejtuar profilit të Demit në Instagram, duke komentuar në një nga fotot e saj. “Ndalo së foluri për mua në shfaqje çmimesh. Faleminderit. Shfrytëzimi i ndarjes sonë për vëmendje nuk është mirë”,shkroi aktori.

Drama mes Demi Lovatos dhe ish-të fejuarit s'paska fund: Ai e akuzon



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *