• |
ide | kryesore

Pique merr lajmin tronditës: mund të qendrojë jashtë fushës për tetë muaj

-Instant, Sport



Përndrydhje e gradës së III të legamentit anësor, por edhe lëndim i brendshëm e parcial i kruciatit të gjurit të djathtë. Kjo është diagnoza e parë e dëmtimit të pësuar nga qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerald Piqué, të shtunën në mbrëmje në Ëanda Metropolitano të Madrid, gjatë sfidës së La Liga kundër Atletico Madrid. Lojtari, një pedinë e rëndësishme e formacionit katalanas, mund të qendrojë jashtë për tetë muaj, sipas asaj që bën të ditur e përditshmja As.

Piqué do ti nënshtrohet kontrolleve të tjera, përpara se të vendoset nëse do ti nënshtrohet apo jo ndërhyrjes kirurgjikale. Nuk përjashtohet hipoteza e një trajtimi konservativ që mund ta lejojë të kthehet në fushë për rreth 4 muaj. Natyrisht Barcellona e tekniku i saj Ronald Koeman duhet të bëjnë gjatë pa mbrojtësin ekspert.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *