• |
ide | kryesore

Presidenti Trump nuk dorëzohet deri në fund, Biden pritet të prezantojë kabinetin qeverisës

-Instant, Lajme, Planet



Presidenti Donald Trump nuk ka ndalur me përpjekja e tij për t’u rizgjedhur në krye të Shtëpisë së Bardhë, ndonëse me më pak shpresa. Rasti i fundit që hodhi poshtë një proces gjyqësor ishte ai i Pensilvanisë, vend në të cilin Trump kërkonte të zhvleftësonte miliona vota postare në këtë shtet të cilësuar një fushëbeteje. Ky veprim i hap rrugën Pensilvanisë që në javët në vijim të certifikojë fitoren e Joe Biden, ndonëse ekipi i Trump po apelon vendimin.

Nga ana tjetër presidenti i zgjedhur Biden të martën do të bëjë publike emrat e parë të zgjedhur për kabinetin e tij qeverisës. Edhe përgatitjet për inaugurimin e tij në janar po përparojnë megjithëse pritet të jetë një festë e reduktuar për shkak të rreziqeve të përhapjes së koronavirusit. Sa i përket inaugurimit të janarit tanimë kanë nisur spekulimet se Trump nuk do të jetë i pranishëm në ceremoni.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *