Princi William dhe Kate Middleton njoftuan se kanë humbur qenin e tyre të dashur, Lupo.
Përmes një postimi në ,Instagram,cifti tregoi se Lupo është ndarë nga jeta fundjavën e kaluar.“Me hidhërim ju njoftojmë se fundjavën e kaluar qeni ynë, Lupo u nda nga jeta. Ai ka qenë në zemrën e familjes sonë nëntë vitet e fundit dhe do na mungojë shumë”-shkruhej në faqen zyrtare “Kensington Royal”.Lupo ishte dhuratë për William dhe Kate në Krishtlindjet e vitit 2011.