• |
ide | kryesore

Sarkozy në gjykatë për korrupsion

-Instant, Lajme, Planet



Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy do të paraqitet para gjyqtarëve për tu përballur me akuzat e ngritura ndaj tij për korrupsion në çështjen e përgjimit. Të akuzuar janë edhe avokati i tij, Thierry Herzog dhe ish-magjistrati Gilbert Azibert.

Gjyqi pritet të zgjasë deri më 10 dhjetor, por varet nga situata e pandemisë dhe mund të shtyhet me kërkesë të ish-magjistratit 73-vjeçar Azibert, për arsye shëndetësore. Rasti i përgjimit, ose “çështja Bismuth”, është e lidhur me atë të ryshfetit libian për fushatën presidenciale 2007. Kur gjyqtarët kontrolluan telefonin celular të ish-presidentit në 2013-ën për të hetuar paratë e pretenduara që vijnë nga Tripoli, ata zbuluan se Sarkozy përdori një linjë sekrete nën emrin “Paul Bismuth” për të komunikuar me avokatin e tij, Herzog.

Prokuroria beson se disa biseda të përgjuara zbuluan ekzistencën e një “pakti” korrupsioni. Sarkozy, përmes Herzog, do të ndihmonte Azibert për të marrë një pozitë në principatën e Monakos që ai aspironte. Në shkëmbim, Azibert do të siguronte informacion sekret për një procedurë të filluar kundër ish-kreut të shtetit para Gjykatës së Kasacionit në periferi të një skandali tjetër, skandali “Bettencourt”. Sarkozy është kreu i parë i shtetit francez që paraqitet para gjyqtarëve si i pandehur. Paraardhësi i tij Jacques Chirac u akuzua dhe u dënua në 2011-ën, por nuk u paraqit kurrë në sallën e gjyqit për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *