• |
ide | kryesore

The Weeknd u ngjit në skenën e MTV VMA i fashuar, cili ishte kuptimi i këtij look-u

-Instant, Paparazzi, Slider



Në gusht, gjatë MTV VMAs, The Weeknd u ngjit në skenë me një fytyrë të përgjakur:Mbrëmjen e djeshme, ai u shfaq në MTV American Music Awards i mbuluar me fasho në fytyrë dhe me të njëjtën pamje, perfmormoi këngët “Save Your Tears” dhe “In Your Eyes”.Por, The Weeknd nuk ishte vërtet i dëmtuar gjatë mbrëmjes.Në fakt, ai po dërgonte një mesazh të bazuar në muzikën e tij dhe personalitetin që po promovonte nga albumi i fundit, “After Hours”, si dhe nga filmat e shkurtër që bëri për “Blinding Lights” dhe “After Hours”. The Weeknd po paralajmëronte njerëzit të mos i jepnin makinës në gjendje të dehur, duke iu treguar fizikisht se çfarë lloj dëmtimesh mund të ndodhin nga aksidentet automobilisitike. Siç shpjegoi për Esquire në fillim të këtij viti, kënga e tij “After Hours”, ka të bëjë me “mënyrën se si dëshiron të shohësh me patjetër dikë në mes të natës, je i dehur dhe je verbuar nga dritat e rrugës, por asgjë s’mund të të ndalojë të përpiqesh të shkosh ta shohësh atë person, sepse ndihesh kaq i vetmuar.”

“Unë nuk dua të promovoj kurrë të ecurit me makinë në gjendje të dehur, por kjo është historia”.

The Weeknd u fotografua me fasha në fytyrën e tij më 9 nëntor, ndërsa po xhironte një video muzikore dhe sipas Just Jared, një këngë e re po vjen së shpejti. Në fjalimin e tij në AMA, The Weeknd ia kushtoi fitoren Prince:

“Herën e fundit që e mora këtë çmim, ma dha i ndjeri Prince dhe ju e dini, ai është arsyeja që unë kam për të sfiduar vazhdimisht zhanrin R&B. Këtë çmim do doja t’ja kushtoja atij. Faleminderit.”



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *