• |
ide | kryesore

VIDEO/ Kullat që po i zënë frymën Kullës së Sahatit të Tiranës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Zhdukja e kujtesës historike të Tiranës është një nga shqetësimet që ngrihet vazhdimisht në rrjetet sociale. Pas shembjes së një sërë ndërtesash historike në kryeqytet, e fundit është ajo që po ndodh me Kullën e Sahatit. Në Facebook po shtohen kritikat për mënyrën se si do të “zhduket” Kulla e Sahatit, një nga simbolet e Tiranës. Këtë herë ajo nuk do të shembet, por do të humbasë e rre7thuar nga kulla të tjera shumëkatëshe.


“Historisë së Tiranës po ia zënë frymën kullat shumëkatëshe.


Në Qershor 2016, u prish stadiumi kombëtar “Qemal Stafa”. Në vend të tij u ndërtua një kullë, një qendër tregtare, një hotel dhe si aksesor një stadium (akoma i papërfunduar).

Në Maj 2020, u prish Teatri Kombëtar. Në vend të tij do të ndërtohen 7 kulla dhe një teatër.

Projekti i radhës është Kulla e Sahatit. Ngjitur me të po ndërtohen 5 godina, ndër të cilat një kullë 21-katëshe, me lartësi mbi 70 metra.

Kulla e Sahatit filloi ndërtimin në vitin 1822, ndërkohë nga viti 1948 është monument kulture i kategorisë së parë” – shkruhet në faqen e Facebook të quajtur “Guxo”. ©LAPSI.al

5 Comments

  1. Eshte veprim shume me teper se korruptiv, eshte kriminal. Duhet urgjentisht te paditet dhe te merret nje vendim Gjykate per pezullimin e punimeve. Te padsi qe nga Presidenti i Republikes, Shoqeria Civile, Shoqata per mbrojtjen e trashegmnise kulturore, Shoqata Tirana, Partite e Opozites dhe cdokush qytetar apo subjekt i pergjegjshem qe legjetimihet te beje padi.

  2. Te paret dushin e sharjeve e duan ato pseudo pronare Tironca qe i kane te trasheguar tokat qe prej kohes se pushtimit otoman ku me zell te madh i kane sherbyer turqve per 500 vjet dhe keto te fundit si perfundim u kane shperblyer toka pafund neper Tirane e qe ky gay-zdrroms kohet e sotme me duart e tyre po i perdor per te bere kullat dhe qendrat tregtare te vet-vetes dhe mafies politike.

    Preciz kafshe.

    Pastaj habitet Marin Mema pse zhduken gjurmet Shqiptare, me keto lloj kafshesh o do zhdukesh me deshire ose do te zhdukin te tjeret, ose do zhdukesh vet-veten sic bejne neokomunistet socialist sot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu