• |
ide | kryesore

A do të mbyllen shkollat/ Rama: Nuk konsiderohen vatër e nxehtë, i takon autoriteteve të vendosin

-Instant, Lajme, Të fundit

Në një konferencë për mediet, kryeministri Edi Rama ka bërë apel ndaj qytetarëve për respektimi ne masave antiCOVID dhe që të gjithë të bëjnë pjesën e tyre për të ruajtur këdo që duan.  Shefi i qeverisë i është përgjigjur paqartësisë që kanë shumë qytetarë nëse do të mbyllen shkollat. Rama ka theksuar se ky është një vendim që i takon autoriteteve përkatëse, por ai ka pranuar se deri më tani shkollat nuk konsiderohen vatra infeksioni.


“Dua të theksoj dhe njëherë se çfarë hapet dhe çfarë mbyllet është përgjegjësi e autoriteteve tona të autorizuara që kanë të gjithë ekspertizën dhe autoritetin ligjor që të marrin vendime në këto kohë të vështira. Sipas të gjitha të dhënave dhe ndjekur të gjitha orientimet e autoriteteve shkencore, shëndetësore në të gjithë vendet që ne i ndjekim me shumë vëmendje për të mësuar sa më shumë shkollat nuk konsiderohen një vatër e nxehtë por një hapësirë që si të gjitha hapësirat e tjera kanë patjetër dhe potencialin e tyre të rrezikut”, deklaroi Rama.


2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu