• |
ide | kryesore

A është ky një manipulim me vdekjen e një të sëmure me koronavirus? (Denoncimi)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Eksperti i shëndetësisë në PD, Gazment Koduzi sjell dëshminë e një qytetari nga Shijaku, i cili thotë e ëma, pas disa ditësh e shtruar te infektivi, ka ndërruar jetë, por shton se në skedën e saj, shkak i vdekjes shkruhet arrest kardiak.

DENONCIMI 

Koduzi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se “po bën propagandë” me epideminë në vend.

“Ne vendin tonë, fatkeqësisht, sistemi shëndetësor është bjerrur prej 8 vitesh, duke e lënë stafin mjekësor të përballet me një situatë të tillë tragjike, për një vend të vogël si ky i yni! Në vend që t’i mbështesë, Edi Rama po i përbalt mjekët dhe sakrificën e tyre vetëmohuese”, thotë Koduzi mes të tjerash.

Postimi: 

Kjo është vetëm një dëshmi e dramës që po kalojnë familjet shqiptare në këto kohë të vështira.

Pikërisht në këtë periudhë të zymtë për të gjithë globin, qeveritë e vendeve të përgjegjshme bëhen pikë reference dhe ankorë shpëtimi për qytetarët e tyre. Me propagandën e tij, Edi Rama po i fyen shqiptarët e prekur nga pandemia.

Kjo është e turpshme!

Ne vendin tonë, fatkeqësisht, sistemi shëndetësor është bjerrur prej 8 vitesh, duke e lënë stafin mjekësor të përballet me një situatë të tillë tragjike, për një vend të vogël si ky i yni! Në vend që t’i mbështesë, Edi Rama po i përbalt mjekët dhe sakrificën e tyre vetëmohuese.

Kjo duhet të marrë fund menjëherë!

Ngushëllime familjes! Ne do të jemi këtu për t’ju mbështetur në çdo përpjekje për të vënë në vend drejtësinë në emër të nënës suaj dhe të gjithë atyre shqiptarëve që kanë humbur të dashurit.



7 Comments

  1. E tha shume thjesht Kikia mbreme, nese nuk ka vdekur nga covidi, pse te mos hapet arkemorti dhe te mos i behen nderimet e fundit personit te ndjere?

  2. Vereni veten në situatën e qytetarit të Shijakut për vdekjen e nënës së tij, që me një kujdes shëndetsor edhe mund ti zgjatej jeta, para se të komentoni idiotërish për “lulin” e për “Trump”

  3. DUHET TE DALIM NE PROTESTEA:.POSHTE QENTE E RIDHJERJES ? POSHTE KRYEQENI EDVIN RAMA HAJDUTI E TRADHETAREI ME I FELLIQUR I KETEIJ VENDI: POSHTE HADJUTET E TRADHETARET E KETIJ VENDI!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *