• |
ide | kryesore

Arrestohet 28-vjeçari në Tiranë, u kap me kokainë dhe kanabis

Arkiva, Lajme



Policia e Tiranës ka arrestuar një 28-vjeçar, pasi u kap me një sasi kokaine dhe kanabisi.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A.H.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditi një tjetër rast duke vënë në pranga shtetasin A. H., 28 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe u sekuestruan një sasi lënde narkotike kokainë dhe një sasi lëndë narkotike e dyshuar kanabis.”, -thuhet në njoftimin e policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *