• |
ide | kryesore

Arrihet ujdia/ BE siguron dhe vaksinën e Moderna-s

-Instant, Lajme, Planet



Ndonwse mbështetjen kryesore e ka te vaksina e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit dhe kompania AstraZeneca, Bashkimi Europian arriti një marrëveshje edhe për miliona doza të vaksinës së suksesshme të Moderna-s. Kryetarja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen njoftoi vulosjen e ujdisë për 160 milionë doza. Marrëveshja tani pret vetëm aprovimin zyrtar të ekzekutivit të bllokut Europian.

“Vaksinimi mund të ndihmojë dhe është thelbësor për këtë pandemi dhe unë kam lajme të mira. Jam e lumtur të njoftoj se do të firmosim një kontratë të re për të shtuar një tjetër vaksine antiCovid në portofolin tonë të vaksinave”, u shpreh Von der Leyen. Von der Leyen u shpreh më herët se pret që vaksinat e para për shitje në tregun e BE-së të marrin autorizimin përkatës në pjesën e dytë të muajit dhjetor, nëse gjithçka shkon mirë. Dozat e siguruara do tu ndahen shteteve anëtare në të njëjtën kohë, në mënyrë të barabartë, me të njëjtat kushte. Sasia do të caktohet në bazë të numrit të banorëve.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *