• |
ide | kryesore

Basha: Mjekët duhet të jenë të parët që duhet të dëgjohen

-Instant, Lajme, Të fundit

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, pas një takimi që pati me mjekët, ka vijuar të shkruajë në rrjetet sociale për rëndësinë e rolit të tyre në kapërcimin e krizës së krijuar nga pandemia e COVID-19.


Basha shkruan se ata janë të parët që duhen dëgjuar.


“Konsultimi me mjekët ka qenë dhe mbetet një konstante e përpjekjeve që po bëjmë për të gjetur rrugët për tejkalimin e situatës kritike të krijuar nga pandemia dhe keqmenaxhimi i saj. Zëri dhe qëndrimi i mjekëve duhet të jetë i pari që duhet dëgjuar siç është e para dhe e vetmja përpjekja dhe ndihma që mjekët po u japin qytetarëve sot.

Ekspertët e shëndetësisë, me të cilët zhvillova një takim të frytshëm, kërkojnë testimin masiv dhe gjurmimin e kontakteve, rimbursimin e ilaçeve, hapjen e spitaleve rajonale, mbrojtjen e mjekëve dhe infermierëve dhe mbështetjen financiare të tyre. Mjekët folën pa doreza edhe për skemën e manipulimit të të vërtetës me njerëzit që humbin jetën nga COVID.

Edhe sa jetë shqiptarësh duhet të humbim që Edi Rama të ndalë fajësimin dhe përbaltjen e mjekëve dhe të marrë përsipër përgjegjësinë që i ngarkon ligji?

Shqipëria kërkon një shpresë të re. Shqipëria ka nevojë për një qeveri që kujdeset për qytetarët e saj – që mposht pandeminë dhe ringjall ekonominë.

Ne do ta shërojmë Shqipërinë dhe do ta sjellim këtë shpresë të re për vendin”, shkruan Basha.

4 Comments

  1. Uuuu sa gje te madhe dhe te rendesishme ka thene @ Mjekët duhet të jenë të parët që duhet të dë[email protected]
    Mire qe na e tha ky se asnjeri nuk e dinte kete gje.
    Panvarsisht qe gati te gjithe perserisin te njejten gje, ka gati nje vit, tani qe e tha ky , tani eshte e vertete.

    Person medioker.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu