• |
ide | kryesore

Basha pas takimit me mjekët: Rama fsheh shifrat e vdekjeve nga covid

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u takua sot me një grup mjekësh dhe specialistësh ku u diskutua për situatën e covid. Kreu i PD-së thotë se ata i përshkruan një realitet shumë shqetësues. Basha thotë se këtë martë u shënua një numër rekord vdekjesh në Shqipëri që nga marsi kur nisi pandemia.


“Fatkeqësisht, numrat e vërtetë që fsheh Rama janë shumë më keq. Shqipëria hyri në krizën e COVID në një situatë të vështirë, pas 7 vitesh përgjatë të cilave Rama e gjunjëzoi ekonominë dhe rrënoi sistemin tonë shëndetësor. Qytetarët e Shqipërisë janë ata që po e paguajnë çmimin e papërballueshëm. Shqipëria ka nevojë për një qeveri funksionale që punon për njerëzit dhe kujdeset për ta” – shkruan Basha. ©LAPSI.al


2 Comments

  1. Zoti Domi, që përdor vdekjen e së ëmës për të bërë politikë, nuk është në fakt një qytetar i thjeshtë.

    Ai ka qenë kryetar i PD-së në Shijak dhe drejtor i Burimeve Njerezore ne Ministrine e drejtuar nga Genc Ruli.

    Pra, një eksponent i lartë i PD-së.

    Në FB-në e tij shihen foto të shumta nga aktivitetet e PD-së, por edhe komunikimet me Gazmend Koduzin, që e çoi në emisionin “Open” për të bërë denoncimin e arsyes së vdekjes së nënës së tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu