• |
ide | kryesore

Berisha thirrje Ramës: Të mbyllen shkollat, janë bombat biologjike të pandemisë!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ndërkohë që kryeministri Rama dhe Ministrja e Arsimit Evis Kushi dolën në një konferencë për të siguruar se gjendja e pandemisë është krejtësisht nën kontroll nëpër shkolla, ish-kryeministri Sali Berisha ka përshkruar një situatë krejt tjetër. “Mbyllja e shkollave është urgjence per frenimin e pandemise” shkruan Berisha duke analizuar shifrat e pandemisë.

Miq, dje ne Shqipëri pati 795 te infektuar nga covid19 ose 5 here me shume raste se sa me dt 15 shtator. Po keshtu pati dhe 17 vdekje apo mbi 50% te te gjitha vdekjeve te tre muajve te pare te pandemisë. Keto te dhena deshmojne se situata e pandemisë ne Shqipëri eshte jashte çdo kontrolli dhe po rrok listën me shpejtësi. Duhet mbajtur parasysh se me nje testim normal numri i rasteve te infektuara dje do te ishte 2500-3000, dhe po te mos fshiheshin vdekjet spitalore, numri i te sëmurëve te vdekur dje nga covid ne spitalet covid dhe ato te rretheve eshte rreth 36-40″ shkruan Berisha.

Argumentave të Ramës dhe të ministres Kushi se edhe vende të tjera si Gjermania, Italia etj i kanë hapur shkollat, Berisha u vë përballë faktin se kushtet në Shqipëri ndryshojnë katërcipërisht nga ato në këto vende.

Ne shkollat e Shqiperise nuk ekzistojne kushtet me minimale mbrojtese te femijeve tane nga covid 19. Shumica derrmuese e tyre jane pa uje, pa mjediset e duhura higjeno sanitare, pa dizinfektant me klasa 45 nxenes dhe ne asnje aspekt absolutisht ne asnje aspekt nuk mund te krahasohen me shkollat e Gjermanise, Frances, Britanise, Italise” thotë ish kryeministri, që denoncon faktin se janë qindra mësues që urdhërohen të vazhdojnë punën megjithëse kanë rezultuar pozitivë me covid.



10 Comments

  1. Jo Sale mos ja fut kot. OBSH -ja vete , si organizate katastrofike qe eshte ,thote se shkollat ndikojne vetem ne 3,5 % te infektimeve. Mos kerkoni gomarlleqe. Mos i lini femijet injorante. Ata jane me te rendesishem se ne. Mesimi on line eshte totalisht i papershtatshem. Jam mesues dhe prind. Mbyllni lokalet, restorantet e gjithcka qe besoni eshte e nevojshme ,por jo shkollat.

    1. Po te shikosh rezultatet qe pati Italia, Franca dhe Anglia kur mbyllen shkollat do kuptosh qe OBSH vepron ne sherbim te te majtes nderkombetare e cila deshiron te marre “flamurin e progresit’ me cdo cmim.. Ne Shqiperi ka te deklaruar dhjetra mesues dhe shume me teper femije ..Mesimi On-Line eshte mesimi i te ardhmes , per ju mesuesit nuk eshte e thjeshte por mesohuni se pushimet 6 muaj ne vit po mbarojne!

    2. Te mbyllin kafenete o plak i keq dhe kumplarate e tua dhe te edvinit dhe shkelzenit. E bete kete popull me piramidat -popull kafenesh qe ka pushtuar cdo trotuar e hapesire me tavolina e karrige

  2. Hapja e shkollave ishte *arlliku me i madh qe bene keta! Jo se e thote Berisha, por ashtu eshte ne realitet.

    1. Te mbyllin kafenete o plak i keq dhe kumplarate e tua dhe te edvinit dhe shkelzenit. E bete kete popull me piramidat -popull kafenesh qe ka pushtuar cdo trotuar e hapesire me tavolina e karrige

  3. Na shkrive ti Sale tani po te bika ne mend ty per popullin…. , per kushtet e higjenes ect… Nuk te kujtohet kur ishe ti ne fuqi cbehej mut mjeri jeni e kak tjeteri asnje nuk mendon per popllin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *