• |
ide | kryesore

Charles Michel fton Biden në samitin BE27

-Instant, Lajme, Planet



Kreu i Këshillit Europian, Charles Michel ka ftuar presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Joe Biden, të marrë pjesë në samitin e vitit të ardhshëm në Berlin.

“Sapo fola me presidentin e zgjedhur, Joe Biden dhe e ftova atë në një takim special në Bruksel vitin e ardhshëm me BE27-tën. Tani është koha për të bashkuar forcat mbi klimën COVID-19, sigurinë dhe multilateralizmin”, njoftoi Michel në Tëitter.

Një zyrtar i BE-së tha se Michel do të diskutojë më Biden përmes një video-konference për të diskutuar pesë çështje kryesore:  pandeminë, vlerat e përbashkëta dhe multilaterizmin, ndryshimet klimatike, tregtinë, sigurinë dhe interesat e përbashkëta gjeopolitike. Udhëheqësit e BE-së e kanë uruar Biden, sapo mediet amerikane shpallën fitoren e tij, duke deklaruar se ata duan të ringjallin dhe forcojnë lidhjet BE-SHBA.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *