• |
ide | kryesore

Charlie D’amelio zyrtarisht personi më i klikuar në TikTok

-Instant, Paparazzi, Slider



Charli D’Amelio është zyrtarisht mbretëresha e TikTok! Ajo arriti një moment të rëndësishëm në karrierën e saj – u bë ylli i parë i TikTok që kaloi 100 milionë ndjekës në platformë dhe na lejoni t’ju themi që është vetëm 16 vjeçe!

Charli e shpërndau lajmin në Twitter, duke shkruar:

“A po ndodh vërtet? 100 milionë njerëz me mbështesin! Sinqerisht që nuk mund ta besoj që kjo është e vërtetë!”

Sigurisht që nuk mund të mos reagonte edhe në TikTok, platformën që e bëri të famshme. Përmes një videoje, ajo falënderoi ndjekësit për ndihmën që i kanë dhënë për të arritur këtë qëllim masiv.

“Faleminderit kaq shumë, nuk mund të besoj se janë 100 milionë mbështetës që më ndjekin tani. Kjo është çmenduri… Oh Zot! Ndihem sikur kjo është një ëndërr, një lloj pritjeje për t’u zgjuar”, -tha ajo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *