• |
ide | kryesore

Dëshmia publike e mjekes: Pacienti erdhi me Covid, ia ndryshuan shkakun e vdekjes

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjatë takimit që Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi me disa mjekë specialistë, njëra prej mjekeve, Nertila Gjonaj solli rastin kur një pacient kishte ardhur në spital sepse ishte prekur me Covid, por kur ndërroi jetë i shënuan një shkak tjetër për vdekjen, megjithëse nuk kishte sëmundje bashkëshoqëruese.

“Mjekët këtu janë specialistë dhe jam thjeshtë mjeke specializante në QSUT. Kam patur mundësinë që mund të themi që më tepër kam qëlluar që të jem këto 10 muaj të pandemisë dhe mjeke familje dhe mjeke në QSUT si specializante.

Gjatë kohës që po ju dëgjoja në mbrëmje në Opinion u ndjeva vërtetë keq nga ato replika që po bënin, unë nuk është se kisha një numër të madh rastesh të tilla por e kam patur një rast që më ka ardhur shumë keq, është diagnostikuar me tampon pozitiv COVID-19 dhe ka ndërruar jetë në spital dhe në skedën e vdekjes së zotërisë shkaku fillestar është shkaku i ndërmjetëm me ndërlikime dhe shkaku definitive është shënuar infarkt akut miokardi dhe nuk është përmendur gjëkundi që ai ka qënë I infektuar me infeksionin COVID.

Nuk mu duk aspak normale dhe realisht është tamam të thuash të fshehësh diçka sepse ai nuk është se kishte sëmundje bashkëshoqëruese përveç obezivitetit dhe nuk e di” tha mjekja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *