• |
ide | kryesore

Ekstradohet drejt Italisë Bujar Sejdinaj, “xhaxhai” i Ndraghetas

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ekstradohet drejt Italisë Bujar Sejdinaj, i njohur ndryshe si “xhaxhai” i Ndraghetas.

Sejdinaj u ekstradua dje drejt Italisë. Bujar Sejdinaj nga Dibra u arrestua në datë 24 korrik në Tiranë.

Ai u prangos në kuadër të operacionit ‘Magma 2020’. Operacioni u zhvillua në Shqipëri, Itali, Argjentinë e Costa Rica

Bujar Sejdinaj njihet si përfaqësuesi i ‘Ndrangheta’ në Shqipëri. Ai është përfaqësuesi i familjes mafioze ‘Bellocco’.

Sejdinaj në Spanjë ka marrë pjesë në blerjen e 20 kg kokainë.

Gjykata në Shqipëri ka vendosur më datë 8 tetor 2020 të lejohet ekstradimi në Itali i Bujar Sejdinajt, i arrestuar pak muaj më parë në Tiranë, dhe i njohur si “bosi” i organizatës kriminale Ndrangheta për Shqipërinë dhe Ballkanin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *