• |
ide | kryesore

Epidemiologia: Në tre apo katër javë presim rritje të rasteve me Covid!

-Instant, Lajme, Të fundit

Shqipëria është në prag të pikut të valës. Në një intervistë për TV Klan, shefja e epidemiologjisë në ISHP, Eugena Tomini tha se edhe për afro një muaj numrat e të infektuarve do të pësojnë rritje.


“Aktualisht sipas projeksioneve jemi gati në pikun e valës, themi që edhe në tre katër javët në vijim presim trend të rritur të rasteve me COVID. Kemi rritje të rasteve dhe transmetim komunitar. Transmetimi komunitar është e dendur e gjithë harta e Tiranës është e kuqe”.


Mbi 70 % e vatrave janë familjare, por nën vëzhgim po mbahen edhe shkollat. “77% janë vatra familjare, pjesa tjetër institucione, por edhe në klasa në struktura arsimtare në sistemin parauniversitar”.

E pyetur nëse shihet me shqetësim situata në transportin publik. Tomini rekomandon të shmanget sa më shumë ky shërbim.

“Transporti publik , baret kafet dhe restorantet duhet të evitohen. Transportin publik do ju rekomandoja popullatës ta evitonte. Është një ndër shërbimet që është në qendër të vëmendjes për t’u vlerësuar dhe monitorimi në të njëjtën mënyre si strukturat arsimore dhe shërbimit urbane po shihen në dinamik në krahasim me evidencën dhe do kemi edhe një vendimmarrje”.

Prej afro dy muajsh, Shqipëria po shënon shifra të larta të të infektuarve dhe atyre që kanë nevojë për trajtim spitalor. Autoritetet kanë rekomanduar respektim të masave për të evituar nj mbyllje t dytë për vendin./Tv Klan

3 Comments

  1. Ku shteti thote, evitoni transportin publik, infeksionet jane familjare dhe ne ciklin e ulet te shkolles (ndryshe nga sa tha Kushi), bare kafene pra edhe zyra institucione publike etj etj. C’fare pritet..Kataklizmoja?

  2. Çfarë efekti pati mbajtja e maskave? Po mbyllja pas orës 10:00 të natës deri në 6:00 të mëngjezit? Pse u shtuan rastet me covid-19 dhe vdekjet? Ku e dini ju se do të ketë një valë të dytë dhe një të tretë? Pse do të rrien rastet? Po valën e parë pse nuk e dinit? E lëshoni ju sipas dëshirës me rubinet apo nga ajëri? Turp të keni me ato që thoni, o hipokritë që ndiqni “Betimin e Hipokratit”! Pse nuk thoni se ka një plan për të vrarë njerëz dhe ai duhet ekzekutuar, o kriminelë! Pse nuk thoni të vërtetën? Mallkuar qofshi!

    1. Ta them une pa parti e pa politike: Lokalet jane plot me budallenj qe kujtojne se eshte loje e pastaj jargaviten spitaleve, Shkollat jane vater infeksionesh, transporti publik dhe zyrat e shtetit..Ruaju, Mbaje masken mire dhe dizifektohu e mos degjo idiote lart e poshte. Qofsh mire!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu