• |
ide | kryesore

Franca kalon valën e dytë/ Macron shpall lehtësimin e masave

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



“Kemi frenuar qarkullimin e virusit”. Janë fjalë të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron në nisje të një mesazhi që mbajti LIVE në TV mbrëmjen e së martës ku njoftoi një lehtësim të masave bllokuese.

“Përpjekjet tona, përpjekjet tuaja, kanë dhënë shpagim. Kulmi i valës së dytë ka kaluar. Nga e shtuna të gjitha veprimtaritë tregtare do të jenë në gjendje të rihapen. Nga e shtuna të gjitha dyqanet dhe libraritë do të hapen përsëri,” – njoftoi Macron si pjesë e lehtësimit të masave të bllokimit në funksion të festës së Krishtlindjes.

Gjithsesi leja për të dalë do të mbetet në fuqi, por do të jetë e mundur të udhëtohet deri në 20 kilometra larg nga shtëpia. Nga 15 dhjetori, leja për të dalë nuk do të jetë më e detyrueshme, or do të mbetet shtetrrethimi nga ora 21:00 deri në 7 të mëngjesit. Nga 15 dhjetori rihapen teatrot, kinematë dhe muzetë.

“Ne do të jemi në gjendje të lëvizim lirshëm mbrëmjet e 24 dhe 31 dhjetorit. Tubimet në rrugët publike janë të ndaluara. Krishtlindjet do të jetë e mundur të kalohen me familjen, por ato nuk do të jenë pushime “si çdo herë tjetër”. Baret, restorantet dhe palestrat do të rihapen nga 20 janari nëse infeksionet janë nën 5 mijë në ditë” – tha Macron.

Për hapjen e vendpushimeve të skive Macron tha se po zhvillohen konsulta me qeverinë dhe vendet fqinje.

“Më duket e pamundur të imagjinoj një hapje e tyre gjatë pushimeve. Do të jetë më mirë të orientoheni për një rihapje më vonë nga janari” – tha Macron që dha edhe një lajm tjetër të rëndësishëm.

“Vaksinimi kundër Covid-19 mund të fillojë në Francë mes fundit të dhjetorit dhe fillimit të janarit”, – duke specifikuar se vaksina “nuk do të jetë e detyrueshme”.

Franca ka kaluar pragun e 50 mijë viktimave të Covid-19. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Sa mbaruan zgjedhjet ne amerike dolen vaksinat ndersa shtetet po kalojne “valen” e dyte. Mire na e beni kur nuk cohemi tju qijme robt njehere e mire

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *