• |
ide | kryesore

Gattuso përplaset me lojtarët në dhomat e zhveshjes: tekniku ka këcënuar me dorëhqje, Napoli e mohon

-Instant, Sport



Humbja e të dielës në San Paolo kundër Milan ka lënë shenjë në shtëpinë e Napolit. Ishte kuptuar menjëherë nga deklaratat në të nxehtë të Gennaro Gattuso (“Nuk më pëlqejnë sjellje të tilla, nëse bëjmi si profesorushë dalin gjithë të metat tona”). Fjalë që kanë sjellë një përplasje të fortë me skuadrën brenda dhomave të zhveshjes: ku, sipas Corriere dello Sport, është vënë në skenë një përplasje e ndezur dhe e hapur, me tone të qarta e edhe ulërima, në të cilën Rino ka vënë kushte: nëse nuk ndryshojmë marsh, jam gati të largohem. Një ndërtim të tillë të faktve Napoli e ka mohuar kategorikisht.

Gattuso për herë të parë ka folur hapur për dorëheqje, por gjithnjë sipas Corriere dello Sport për momentin situata duhet konsideruar e mbyllur. Të hënën, me mendje më të ftohtë, tekniku e lojtarët kanë vazhduar diskutimin aty ku e kishin lënë, në Castel Volturno, këtë herë me tone të qeta.

“Rikrijimi ka mbaruar”, ka qenë thelbi i asaj që trajneri i ka thënë skuadrës para ndeshjeve me Rjiekën në Europa League dhe Romën në kampionat. Gattuso dëshiron më pak protesta dhe kritika në fushë dhe kërkon që të arsyetohet në grup, duke lënë mënjanë “unin”. Një rindërtim të tillë në fakt, Napoli e mohon, duke e etiketuar atë si “pa asnjë themel”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *