• |
ide | kryesore

Gjykata e Posaçme ndryshon masën e sigurisë për gjyqtaren Mimoza Margjeka, e lë në detyrim paraqitje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Posaçme ndryshoi masën e sigurisë për gjyqtaren e pezulluar, Mimoza Margjeka e cila akuzohet për korrupsion.

Margjeka është lënë nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje. Teksa shërbente si gjyqtare e Apelit në Korçë ajo u arrestua për një rast korrupsioni.

Në skemën e korrupsionit ishin edhe bashkëshorti i saj, sekserë dhe një i arrestuar për të cilin do të zbutej masa e sigurisë.

Të përfshirë në skemë ishin Nejton Bali, Klaudjo Zhilla dhe avokati Skënder Demiraj që nëpërmjet bashkëshorit të gjyqtares, Arben Carës do i jepnin shumën monetare 6 mijë euro në këmbim të lirimit të Orion Balit.

Ajo pretendoi se arrestimi i saj erdhi pasi i refuzoi mandatin ish-kryebashkiakes së Durrësit, Valbona Sako e dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit të 2019. Madje Margjeka deklaroi se ato zgjedhje ishin nul.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *