• |
ide | kryesore

Habit Evis Kushi: Fëmijët më të mbrojtur në shkolla nga Covid, se sa jashtë tyre

-Instant, Lajme, Të fundit



Që pas hapjes së shkollave, shifrat e pandemisë kanë shpërthyer në një rritje drastike të infeksionit në popullsi. Baret, lokalet dhe shkollat mendohet se janë edhe vatrat kryesore të infeksionit, ndërsa disa qindra mësues në të gjithë vendin janë konfirmuar me covid.

Por Ministrja e Arsimit Evis Kushi, gjatë konferencës nga kryeministria tha se ishte e kundërta. Që mësuesit dhe fëmijët janë aq të ndërgjegjësuar për rregullat e parandalimit të përhapjes së Covid, saqë sipas saj “nxënësit janë më të mbrojtur në ambjentet e shkollës sesa kur dalin të luajnë poshtë pallatit, sepse ndërgjegjësimi është maksimal në shkolla” tha Kushi.

Ministrja e Arsimit tha se këtë “ndërgjegjësim” të fëmijëve dhe të mësuesve e kishte mësuar nga vizitat e befta që kishte kryer nëpër shkolla, ku kishte parë e mahnitur se sa shumë i respektonin masat mësuesit. Vendimi për hapjen e shkollave konsiderohet një nga aktet që shtoi të prekurit nga Covid, ndërsa ende po vlerësohen skenarët për mbylljen e tyre.



9 Comments

  1. Mos u habisni. E tha Azzolina dje (min. e arsimit te italise), kjo thjesht po trasmeton ne shqip pak a shume si ajo e kerperates.

  2. C’ka ketu per tu habitur i gazetaruqe. Shqip eshte. Me rrezik ka ne bare se ne shkolla me rregulla

  3. te gjith ju qe shani shpifni dhe flisni keq per Evis kushin jeni ca mostra ca injorant ca rrugaç ca lluma ca mashtrusa ca plera ca genjeshtar shpifes ca muter ca surrat hale ca te pa fytyre ja keto jeni ju

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *